117 vota PRO, Kuvendi lejon arrestimin dhe kontrollin e shtëpisë së Arben Ahmetaj

Kuvendi i Shqipërisë ka lejuar me shumicë votash heqjen e imunitetit për deputetin socialist Arben Ahmetaj dhe lejimin e arrestimit të tij e kontrollin e shtëpisë, nga Prokuroria e Posaçme. Seanca e sotme ishte e jashtëzakonshme dhe jashtë rendit të ditës. Me 117 PRO, 3 ABSTENIM dhe 0 vota KUNDËR kërkesa e SPAK ka marrë […] The post 117 vota PRO, Kuvendi lejon arrestimin dhe kontrollin e shtëpisë së Arben Ahmetaj appeared first on Newsbomb Albania.

117 vota PRO, Kuvendi lejon arrestimin dhe kontrollin e shtëpisë së Arben Ahmetaj

Kuvendi i Shqipërisë ka lejuar me shumicë votash heqjen e imunitetit për deputetin socialist Arben Ahmetaj dhe lejimin e arrestimit të tij e kontrollin e shtëpisë, nga Prokuroria e Posaçme. Seanca e sotme ishte e jashtëzakonshme dhe jashtë rendit të ditës.

Me 117 PRO, 3 ABSTENIM dhe 0 vota KUNDËR kërkesa e SPAK ka marrë dritën jeshile për arrestimin e Arben Ahmetaj.

Aktualisht, deputeti dhe ish-ministri i PS nuk ndodhet në Shqipëri dhe pretendon se është larguar jahstë vendit për arsye “serioze familjare”. Ndërkohë, sot Arben Ahmetaj ka shkruar një mesazh të gjatë ku shpjegon se aguzat ndaj tij nuk qëndrojnë.

Ndërkohë, më herët në një mesazh të gjatë, Arben Ahmetaj ka thënë se një pjesë e miqve të tij e dinë shumë mirë se ku ndodhet ai dhe përse ka ikur: për arsye serioze familjare. Mesazhin e tij e gjeni të plotë në Newsbomb.al.

“Me kan quajtur “ne arrati”. Mendoj qe kam ikur per arsye seroze familjare ( nje pjese e miqve te mij e dine perse), dhe besoj e mendoj  kam ikur prpara se kerkesa e SPAK per imuitetin tim te ket shkuar ne poste per te aritur pas disa ditesh ne kuvend”, thotë Ahmetaj ndër të tjera.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë dhe ushtrimin e kontrollit personal dhe të banesës së deputetit:

  • Arben AHMETAJ, i biri i Nevruz dhe i Ferdane, datëlindja 28.06.1969, lindur në Gjirokastër, me nr personal G90628061Q. Ky shtetas, rezulton se ka marrë cilësinë e personit nën hetim, në kuadrin e procedimit penal nr. 277/1 të vitit 2022, pasi dyshohet se ka kryer veprat penale të:

1- “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, vetëm dhe në bashkëpunim, në formën e deklarimit të rremë, dhe në formën e fshehjes, parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë, neni 25 i K.Penal,

 2- “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260 i K.Penal, 6 (gjashtë) herë;

3- “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i K.Penal.

The post 117 vota PRO, Kuvendi lejon arrestimin dhe kontrollin e shtëpisë së Arben Ahmetaj appeared first on Newsbomb Albania.