Heqja e imunitetit për Arben Ahmetaj, reagon Jorida Tabaku: Shteti në këmbë për dy biznesmenë, nuk ka emra nga opozita

Jorida Tabaku ka folur pas seancës së sotme plenare të jashtëzakonshme, ku u vendos heqja e imunitetit për Arben Ahmetajn. Deputetja e Partisë Demokratike që udhëhoqi Komisionin për Inceneratorët theksoi se opozita kishte 6 vite që denonconte këtë aferë abuzive. Për mediat, Jorida Tabaku u shpreh: “Besoj që sot duhet të fokusohemi te heqja e […] The post Heqja e imunitetit për Arben Ahmetaj, reagon Jorida Tabaku: Shteti në këmbë për dy biznesmenë, nuk ka emra nga opozita appeared first on Newsbomb Albania.

Heqja e imunitetit për Arben Ahmetaj, reagon Jorida Tabaku: Shteti në këmbë për dy biznesmenë, nuk ka emra nga opozita

Jorida Tabaku ka folur pas seancës së sotme plenare të jashtëzakonshme, ku u vendos heqja e imunitetit për Arben Ahmetajn.

Deputetja e Partisë Demokratike që udhëhoqi Komisionin për Inceneratorët theksoi se opozita kishte 6 vite që denonconte këtë aferë abuzive. Për mediat, Jorida Tabaku u shpreh:

Besoj që sot duhet të fokusohemi te heqja e imunitetit të Ahmetajt. T’i kërkojmë SPAK-ut të zhvillojë hetimet. T’i kërkojmë se çfarë ndodh me Inceneratorët e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit. Kjo ka qenë një Kauzë e drejtë. Sot shohim para drejtësisë 3 ministra të kësaj qeverie. T’i japim mbështetje maksimale SPAK-ut. Kishim 6 vite që denonconim këtë aferë. Të çojmë para drejtësisë të gjithë të akuzuarit e tjerë.

Të akuzuar nga Opozita? Unë nuk kam lexuar asnjë emër nga opozita. T’i shërbejmë publikut dhe të fokusohemi te vendimmarrja e mazhorancës. Këtë ua garantoj unë që nuk ka asnjë emër nga Opozita. Ky është një shembulll se si i gjithë shteti ngrihet në këmbë për të ndihmuar dy biznesmenë. Nuk besoj se nuk ka asnjë lajm tjetër në ditën e sotme”, tha Tabaku.

The post Heqja e imunitetit për Arben Ahmetaj, reagon Jorida Tabaku: Shteti në këmbë për dy biznesmenë, nuk ka emra nga opozita appeared first on Newsbomb Albania.