Rrahman Rraja dorëzon mandatin e deputetit: Ndihem i turpëruar, kam dështuar si baba!

Deputeti i Partisë Socialiste, Rrahman Rraja ka dorëzuar mandatin. Ky vendim vjen pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Krujë, kur vëllezërit e tij, djali i tij dhe anëtarë të tjerë të fisit Rraja kanë dhunuar barbarisht dy kushërinjtë, Jashar dhe Bilbil Maja. Përmes një deklarate, Rraja kërkon ndjesë publike për dhunën që familjarët e […] The post Rrahman Rraja dorëzon mandatin e deputetit: Ndihem i turpëruar, kam dështuar si baba! appeared first on Newsbomb Albania.

Rrahman Rraja dorëzon mandatin e deputetit: Ndihem i turpëruar, kam dështuar si baba!

Deputeti i Partisë Socialiste, Rrahman Rraja ka dorëzuar mandatin. Ky vendim vjen pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Krujë, kur vëllezërit e tij, djali i tij dhe anëtarë të tjerë të fisit Rraja kanë dhunuar barbarisht dy kushërinjtë, Jashar dhe Bilbil Maja.

Përmes një deklarate, Rraja kërkon ndjesë publike për dhunën që familjarët e tij kanë ushtruar ndaj dy kushërinjve Maja. Ai thotë se ndihet i tupëruar nga kjo ngjarje dhe mes rreshtash shkruan se ka dështuar si prind.

Deklarata e Rrahman Rrajës:

Nuk kam fjale per ta shprehur sikletin karshi te gjithe atyre qe me kane besuar gjithe keto vite. Fatkeqesisht une deshtova si prind dhe ndjehem i turperuar publikisht nga femija im. Ju kerkoj ndjese shokeve dhe kolegeve te grupit parlamentar dhe deklaroj dorezimin e mandatit te deputetit dhe terheqjen time nga jeta politike.

Ju kerkoj ndjese atyre qe me kane dhene voten prej vitit 2000 si kryetar komune dhe prej 2 mandatesh si deputet. Ju kerkoj ndjese viktimave te asaj dhune turperuese per familjen time. I bej thirrje djalit tim te dorezohet para drejtesise. Zoti me dhente force qe ta perballoj kete dhimbje te madhe dhe jete qe ta shlyej kete turp qe me la mbi shpatulla si gur im bir. Ne fund mirenjohje dhe ndjese edhe kryetarit te partise dhe kryeministrit, i cili nuk me kishte asnje borxh per kete shqetesim kaq te madh publik qe i shkaktova.

Theksojmë se djali i deputetit të PS Rrahman Rraja, Rexhep Rraja është shpallur në kërkim nga Policia, lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Krujë, ku u dhunuan barbarisht dy persona nga fisi Maja, teksa apo pinin kafe në një lokal.  Shtetasit Jashar dhe Bilbil Maja u qëlluan me sende të forta, shkopa bejsbolli , ndërsa ky i fundit u raportua ndodhet në gjendje të rëndë.

Ndërkohë Policia e Shtetit u bëri thirrje më herët shtetasve Xhelal Rraja dhe Rexhep Rraja, si organizatorë të kësaj ngjarje të rëndë kriminale për t’u dorëzuar sa më parë së bashku me personat e tjerë të shpallur në kërkim, pasi çdo orë që kalon rëndon akoma më shumë pozitën e tyre penale.

The post Rrahman Rraja dorëzon mandatin e deputetit: Ndihem i turpëruar, kam dështuar si baba! appeared first on Newsbomb Albania.