Alqi Bllako dëshmon në sallën e gjyqit: Jam i pafajshëm!

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako, ka dëshmuar sot në Gjykatën e Posaçme, lidhur me çështjen e inceneratorëve. Gjatë dëshmisë së tij në sallën e gjyqit, Bllako, mohoi akuzat, duke theksuar është i pafajshëm dhe se të gjitha shkresat i ka trajtuar sipas ligjit. “Jam i pafajshëm. Ne cilësinë e sekretarit te përgjithshëm te ministrisë […] The post Alqi Bllako dëshmon në sallën e gjyqit: Jam i pafajshëm! appeared first on Newsbomb Albania.

Alqi Bllako dëshmon në sallën e gjyqit: Jam i pafajshëm!

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako, ka dëshmuar sot në Gjykatën e Posaçme, lidhur me çështjen e inceneratorëve.

Gjatë dëshmisë së tij në sallën e gjyqit, Bllako, mohoi akuzat, duke theksuar është i pafajshëm dhe se të gjitha shkresat i ka trajtuar sipas ligjit.

“Jam i pafajshëm. Ne cilësinë e sekretarit te përgjithshëm te ministrisë nuk i kam patur rol ne zgjedhjen e anëtareve te komisionit te vlerësimit te ofertave. Kam patur rolin e zyrtarit qe kryente vetëm shkresa përcjellëse mes institucioneve”, tha Bllako.

Ish-deputeti Alqi Bllako u paraqit sot në seancë, në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku foli për akuzat e ngritura ndaj tij për inceneratorin e Elbasanit.

Më herët, në gjykatë dëshmoi edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka. Koka tha se procesi dhe gjyqi ndaj tij është i manipuluar ndërsa shpesh në deklaratën e tij se e vërteta dhe pafajësia e tij do të triumfojë.

Dëshmia e Lefter Kokës:

Një e vërtetë e thënë përgjysmë është e pavërtetë. Prokuroria u bazua tek kallëzimi LSI dhe për 2 vite nuk më mori në pyetje asnjëherë. Unë si ministër, Sekretari përgjithshëm dhe Komisioni kemi zbatuar me përpikmëri ligjin. Bëmë punën më të mirë dhe shërbyem me devotshmëri. Është kohë e vështirë që kërkon burra e burrni, unë si kam borxh askujt ta paguaj me lirinë time. 

Akuza e prokurorisë është idiote.  Kam hyrë në politikë si biznesmen dhe s`më bëri politika biznesmen. Po kthehemi 45 vite para në proceset e stisura të sistemit komunist. Është një alarm jo vetëm për mua por për të gjithë shoqërinë. Ky proces është i manipuluar fund e krye, besoj se e vërteta do të triumfojë. Nuk ekziston asnjë kontakt ose njohje me pronarët e inceneratorëve, ato nuk i solla unë por erdhën si propozim nga bota e biznesit.  Prokurori devijoi hetimet dhe fraksionojë dosjen për të mos zbuluar të vërtetën.

Drejtësia më herët sesa vonë do të dalë. Intriga e këtij procesi dashakeqës do të dalë dhe uroj të shërbejë për konsolidimin e mëtejshëm të reformës në drejtësi. Prokurori fshehu 40 fashikuj hetimor ku gjenden provat për pafajësinë time. Më janë vënë në dispozicion nga gjykata 1 javë më parë. Akuza pësoi mutacione për t’i qëndruar besnike kallëzimit të LSI. Kurrë nuk i kam futur dorën në xhep dikujt. Kjo është një situatë e stisur nga presidenti me fallxhoren e tij, i cili duke ndenjur mejhaneve thoshte do ta fus në burg.

 

The post Alqi Bllako dëshmon në sallën e gjyqit: Jam i pafajshëm! appeared first on Newsbomb Albania.