Gjithë deputetët e PD në këmbë, seanca rinis dhe ndërpritet në pak minuta nga debatet e opozitës

Ka rinisur seanca në Kuvend, por sërish me debate, ku gjithë deputetët e PD janë në këmbë. Ata kërkojnë që të hidhet në rend dite kërkesa e tyre. Ata kërkojnë që kryeministri Rama të jetë i pranishëm në Kuvend si dhe të diksutohet për çështjen e Arben Ahmetajt. “Nuk e hedh kërkesën në votim bëni […] The post Gjithë deputetët e PD në këmbë, seanca rinis dhe ndërpritet në pak minuta nga debatet e opozitës appeared first on Newsbomb Albania.

Gjithë deputetët e PD në këmbë, seanca rinis dhe ndërpritet në pak minuta nga debatet e opozitës

Ka rinisur seanca në Kuvend, por sërish me debate, ku gjithë deputetët e PD janë në këmbë.

Ata kërkojnë që të hidhet në rend dite kërkesa e tyre. Ata kërkojnë që kryeministri Rama të jetë i pranishëm në Kuvend si dhe të diksutohet për çështjen e Arben Ahmetajt.

“Nuk e hedh kërkesën në votim bëni kërkesë sic duhet, nuk kaloj Kuvendin në paligjshëmëri. A ka mundësi të ulesh në vend”, tha kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Përplasjet kanë bërë që seanca të ndërpitet për herë të tretë, ndërsa Ilirjan Celibashi qëndronte në këmbë në foltore dhe pret të raportojë për KQZ për vitin 2022.

The post Gjithë deputetët e PD në këmbë, seanca rinis dhe ndërpritet në pak minuta nga debatet e opozitës appeared first on Newsbomb Albania.