6 raste të dhunës në familje për 24 orë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në raportin 24-orëshin janë regjistruar gjashtë raste për dhunë në familje. Një rast është regjistruar në Prishtinë, Fushë Kosovë, Pejë, Malishevë, Gjakovë, Mitrovicë Veri, njofton policia. Prishtinë / 21.01.2024 – 01:33. Ankuesi mashkull shtetas i huaj ka njoftuar se e dashura e tij e dyshuara femër po ashtu shtetase […]

6 raste të dhunës në familje për 24 orë
6-raste-te-dhunes-ne-familje-per-24-ore

6-raste-te-dhunes-ne-familje-per-24-ore

Policia e Kosovës ka njoftuar se në raportin 24-orëshin janë regjistruar gjashtë raste për dhunë në familje.

Një rast është regjistruar në Prishtinë, Fushë Kosovë, Pejë, Malishevë, Gjakovë, Mitrovicë Veri, njofton policia.

Prishtinë / 21.01.2024 – 01:33. Ankuesi mashkull shtetas i huaj ka njoftuar se e dashura e tij e dyshuara femër po ashtu shtetase e huaj, pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht dhe i ka marr veturën, portofolin me para dhe dokumente personale dhe është larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin njësiti policor ka arritur ta ndaloj veturën të cilën e drejtonte e dyshuara, e njëjta është arrestuar ndërsa vetura dhe gjësendet e vjedhura i janë kthyer ankuesit. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Fushë Kosovë / 21.01.2024 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka ushtruar dhunë psiqike ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Pejë / 21.01.2024 – 13:15. Viktima femër kosovare ka raportuar se në vazhdimësi ka pasur dhunë nga dy te dyshuara femra kosovare. Të dyshuarat janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Malishevë / 20.01.2024. Viktima femër kosovare, ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjakovë / 21.01.2024 – 21:00. Viktima femër kosovare, ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Mitrovicë Veri / 21.01.2024 – 20:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se përkundër se kishte urdhër mbrojtës nga gjykata në shtëpinë e saj ka shkuar i dyshuari mashkull kosovar dhe kishte sulmuar fizikisht viktimen femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti në procedure hetimore.