Abazoviç e cilëson si tragjedi vrasjen e policit Afrim Bunjaku, bën apel që popujt e dy vendeve të pajtohen

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç e ka cilësuar vrasjen e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, nga terroristët serbë një tragjedi. Sipas Abazoviç, pavarësisht sesa e rëndë është situata, pajtimi është e vetmja zgjidhje. Po ashtu, kreu i qeverisë malazeze ka vlerësuar vetëpërmbajtjen e palëve, duke shtuar se situata të […]

Abazoviç e cilëson si tragjedi vrasjen e policit Afrim Bunjaku, bën apel që popujt e dy vendeve të pajtohen
abazovic-e-cileson-si-tragjedi-vrasjen-e-policit-afrim-bunjaku,-ben-apel-qe-popujt-e-dy-vendeve-te-pajtohen

abazovic-e-cileson-si-tragjedi-vrasjen-e-policit-afrim-bunjaku,-ben-apel-qe-popujt-e-dy-vendeve-te-pajtohen

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç e ka cilësuar vrasjen e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, nga terroristët serbë një tragjedi.

Sipas Abazoviç, pavarësisht sesa e rëndë është situata, pajtimi është e vetmja zgjidhje. Po ashtu, kreu i qeverisë malazeze ka vlerësuar vetëpërmbajtjen e palëve, duke shtuar se situata të dielën mund të kishte shkuar edhe më keq.

“Tragjedi dhe vazhdimi i një politike katastrofike ballkanike… Ne mendojmë se politika e viteve 1990 duhet të marrë fund. Pra, popujt në këto treva kanë provuar gjithçka përveç pajtimit, prandaj apeli im është edhe në raport me popullit serb edhe në raport me popullin shqiptar, më në fund provoni një herë pajtimin. Ju keni provuar gjithçka, përpiquni të pajtoheni, besoj se do t’ju pëlqejë të gjithëve”, ka thënë ai.

Në orët e para të mëngjesit të ditës së diel është vrarë pjesëtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, si dhe është plagosur kolegu i tij, Alban Rashiti. Pas aktit terrorist, rreth 30 persona të armatosur u fshehën në Manastirin e Banjskës. Policia e Kosovës ftoi personat e armatosur të dorëzohen, por ata vazhduan me sulme ndaj Policisë.

Nga aksioni, katër sulmues humbën jetën dhe gjashtë të tjerë u arrestuan. Gjatë aksionit, Policia e Kosovës ka gjetur arsenal armësh të kalibrave të ndryshëm, eksplozivë, municione dhe logjistikë të aftë për të pajisur qindra persona.