Abdixhiku godet pushtetin nga Obiliqi: Shpresoj që ndonjë gjykatës familjar s’do ia ndalë projektet Xhafer Gashit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se në komunat ku qeveris ky subjekt politk po punohet shumë. Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka treguar për vizitën e Komunës së Obiliqit që drejtohet nga Xhafer Gashi. Ai ka shtuar se shpreson që ndonjë gjykatës familjar s’do ia ndalë projektet Xhafer […]

Abdixhiku godet pushtetin nga Obiliqi: Shpresoj që ndonjë gjykatës familjar s’do ia ndalë projektet Xhafer Gashit
abdixhiku-godet-pushtetin-nga-obiliqi:-shpresoj-qe-ndonje-gjykates-familjar-s’do-ia-ndale-projektet-xhafer-gashit

abdixhiku-godet-pushtetin-nga-obiliqi:-shpresoj-qe-ndonje-gjykates-familjar-s’do-ia-ndale-projektet-xhafer-gashit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se në komunat ku qeveris ky subjekt politk po punohet shumë.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka treguar për vizitën e Komunës së Obiliqit që drejtohet nga Xhafer Gashi.

Ai ka shtuar se shpreson që ndonjë gjykatës familjar s’do ia ndalë projektet Xhafer Gashit, duke u lidhur me vendimin e gjykatës për projektin e “rrugës A” në Prishtinë.

”Vizituam nga afër një sërë projektesh që po zhvilloheshin aktualisht, të tjera në përfundim apo të përfunduara tashmë. Secili projekt lë gjurmë.  Pashë punimet për shtrirjen e rrjetit të ngrohjes qendrore; një burim ngrohjeje për plot 5000 qyretarë në 40% të territorit të gjithë komunës. Projekt madhor, projekt impresiv, projekt i drejtë para së gjithash. Në Programin tonë ‘Rruga e Re’ kemi paraparë mbi 120 milionë euro investime vetëm në ngrohje qendrore; dhe Obiliqi, shtëpi e KEK-ut, do të ketë prioritet trajtues pa dyshim”, ka treguar Abdixhiku për projektin.

Ai ka thënë se ka viiztuar dhe sallën moderne të edukatë fizike në fshatin Dardhishtë, si dhe biblotekën e qytetit.

”Komuna e Obiliqit dhe Xhafer Gashi kanë realizuar 92% të investimeve kapitale; tre herë më lartë se qeverisja qendrore që mbetet trishtueshëm në vetëm 29%. Me shpresë shumë që kjo vizitë nuk do të nxisë ndonjë gjykatës familjarë të ndërprejë ndonjërin nga projektet e vizituara në fjalë – siç ndodhi me Rrugën A – Xhafës dhe gjithë ekipit të tij i uroj punë të mbarë”, ka thënë Abdixhiku. /Gazeta Express