Aksident në Prishtinë, lëndohet ngasësi i një motoçiklete

Një aksident mes një automjeti dhe një motoçiklete ka ndodhur sot në rrugën “Garibaldi” Prishtinë. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime. “Sot rreth orës 19:00 në rrugën “Garibaldi” Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku […]

Aksident në Prishtinë, lëndohet ngasësi i një motoçiklete
aksident-ne-prishtine,-lendohet-ngasesi-i-nje-motociklete

aksident-ne-prishtine,-lendohet-ngasesi-i-nje-motociklete

Një aksident mes një automjeti dhe një motoçiklete ka ndodhur sot në rrugën “Garibaldi” Prishtinë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime.

“Sot rreth orës 19:00 në rrugën “Garibaldi” Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit një person (ngasësi i motoçikletës),ka pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet tutje në konfirmim.