Aksion policor në rajonin e Gjakovës kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit

Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është duke zhvilluar një operacion policor në rajonin e Gjakovës. Këtë  e ka konfirmuar Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës. “Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, është duke e realizuar një operacion policor në rajonin e Gjakovës”, tha […]

Aksion policor në rajonin e Gjakovës kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit

Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është duke zhvilluar një operacion policor në rajonin e Gjakovës.

Këtë  e ka konfirmuar Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, është duke e realizuar një operacion policor në rajonin e Gjakovës”, tha Kelani.

Tutje ai bën të ditur se ky operacion përfshin disa lokacione në Rajonin e Gjakovës.

Kelani nuk dha informacione se për çfarë saktësisht është duke u zhvilluar aksioni.