Ambasadori publikon armatimin që u kap sot: Kosova u angazhua në dialog, Serbia përgatiti aneksimin e Veriut

Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, ka thënë sot se derisa Kosova po angazhohej për dialogun e Brukselit, Serbia me agjentët e saj terroristë po përgatiteshin për aneksimin e veriut. Ky reagim i Bajramit erdhi pasi policia sot gjeti një depo me armë gjatë një bastisje në veri. “Në kuadër të hetimeve të sulmit […]

Ambasadori publikon armatimin që u kap sot: Kosova u angazhua në dialog, Serbia përgatiti aneksimin e Veriut
ambasadori-publikon-armatimin-qe-u-kap-sot:-kosova-u-angazhua-ne-dialog,-serbia-pergatiti-aneksimin-e-veriut

ambasadori-publikon-armatimin-qe-u-kap-sot:-kosova-u-angazhua-ne-dialog,-serbia-pergatiti-aneksimin-e-veriut

Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, ka thënë sot se derisa Kosova po angazhohej për dialogun e Brukselit, Serbia me agjentët e saj terroristë po përgatiteshin për aneksimin e veriut.

Ky reagim i Bajramit erdhi pasi policia sot gjeti një depo me armë gjatë një bastisje në veri.

“Në kuadër të hetimeve të sulmit terrorist të 24.09.2023, Policia e Kosovës zbuloi një tjetër depo të armëve të rënda. Dëshmi shtesë se derisa Kosova angazhohej në dialogun e Brukselit, Serbia dhe agjentët e saj terroristë në terren po përgatiteshin për aneksimin e pjesës veriore të vendit tonë”, ka shkruar ai.

Më 24 shtator një grup terroristësh serbë ka kryer një sulm mbi Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Aty u vra rreshteri i policisë Afrim Bunjaku dhe u plagos një tjetër.