Ancelotti me një mesazh për Arda Gulerin pas lëndimit të ri

Mesazhi i Ancelottit për Arda Gulerin, pas lëndimit të ri. Arda Guler ishte afër për të bërë debutimin e tij në Real Madrid të mërkurën, pasi u stërvit mirë me ekipin gjatë gjithë javës së kaluar. Fatkeqësisht, turku pësoi një tjetër lëndim të kërdhokullës që do ta mbajë jashtë fushës edhe për tre javë të […]

Ancelotti me një mesazh për Arda Gulerin pas lëndimit të ri

Mesazhi i Ancelottit për Arda Gulerin, pas lëndimit të ri.

Arda Guler ishte afër për të bërë debutimin e tij në Real Madrid të mërkurën, pasi u stërvit mirë me ekipin gjatë gjithë javës së kaluar.

Fatkeqësisht, turku pësoi një tjetër lëndim të kërdhokullës që do ta mbajë jashtë fushës edhe për tre javë të tjera.

Sipas Luis Sanchez të El Chiringuito, Guler pësoi lëndimin në ndeshjen e fundit stërvitëse, gjë që tregon se sa i pafat ishte ai.

“Ai duhet të mësohet me lojën e ekipit. Ajo që ka treguar në këtë kohë është se ai është një talent i madh, kjo është thjesht gjenetike”, ka deklaruar Ancelotti për Guler.

Sensacioni turk tani do të vazhdojë të rikuperohet dhe me shpresë do të kthehet për Real Madridin pas pushimit ndërkombëtar në tetor.

Guler pritet që t’i humbë pesë ndeshje deri në rikthimin në stërvitje te Real Madridi.