ShBA, Franca e Gjermania me kërkesë të njëjtë për Albin Kurtin: Themeloje Asociacionin

Shtetet e fuqishme perëndimore, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca e Gjermania i kanë kërkuar edhe një herë kryeministrit Albin Kurti që të themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, të njohur ndryshe si Zajednica, për të cilin Kurti u pajtua në Bruksel e Ohër vitin që shkoi. Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën […]

ShBA, Franca e Gjermania me kërkesë të njëjtë për Albin Kurtin: Themeloje Asociacionin
shba,-franca-e-gjermania-me-kerkese-te-njejte-per-albin-kurtin:-themeloje-asociacionin

shba,-franca-e-gjermania-me-kerkese-te-njejte-per-albin-kurtin:-themeloje-asociacionin

Shtetet e fuqishme perëndimore, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca e Gjermania i kanë kërkuar edhe një herë kryeministrit Albin Kurti që të themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, të njohur ndryshe si Zajednica, për të cilin Kurti u pajtua në Bruksel e Ohër vitin që shkoi.

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti përparim urgjent për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. O’Brien deklaroi se për të ecur përpara duhet zbatimi i marrëveshjeve të arritura përmes ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian. O’Brien theksoi se SHBA e mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike.

“SHBA mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike. Për të ecur përpara, nevojitet zbatimi i marrëveshjeve të ndërmjetësuara nga BE-ja, duke përfshirë përparimin urgjent në Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Sot kam diskutuar hapat pozitivë të nevojshëm me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti”, ka shkruar O’Brien në platformën X, përcjell Demokracia.com.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një telefonatë edhe nga Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron. Franca dje e kushtëzoi anëtarësimin e Kosovës në KiE me themelimin e Zajednicës. Siç njoftoi presidenca franceze, “Presidenti i Republikës rikujtoi mbështetjen e palëkundur të Francës për pavarësinë e Kosovës dhe integrimin evropian”.

“Ai nënvizoi përkushtimin e tij për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mbështetje ndërmjetësimit evropian dhe bëri thirrje për zbatimin e plotë të marrëveshjeve Bruksel-Ohër”, thuhet në njoftim. Aty, po ashtu, thuhet se presidenti Macron përshëndeti zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit.

“Megjithatë, ai theksoi rëndësinë që Franca i kushton, edhe në kontekstin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, progresit të shpejtë dhe të pakthyeshëm në zbatimin nga autoritetet kosovare të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera, Macron thuhet se shprehu keqardhje për dështimin e votimit për tërheqjen e kryetarëve të komunave në veri të Kosovës. “Ai përsëriti nevojën për mbajtjen e zgjedhjeve të reja sa më shpejt, me pjesëmarrjen e popullatës serbe”, u tha në komunikatën e Presidencës së Francës.

Edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Kosova duhet të bëjë “hapa të prekshëm” për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, nëse dëshiron të anëtarësohet në Këshill të Evropës.

“Duhet bërë hapa të prekshëm, sepse Këshilli i Evropës i kushton rëndësi të veçantë çështjes së të drejtave të pakicave. Mënyra më e mirë për të treguar se Kosova është e përkushtuar për ta zbatuar atë është fillimi i implementimit të Asociacionit. Pra, të bëjë një hap të prekshëm, sepse edhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka thënë se duhet bërë pas pranimit”, tha Rohde.

Rohde ka thënë se “sa më shumë që bëhet para takimit të Komitetit të Ministrave, aq më e madhe është mundësia për një votim të suksesshëm”.

“Besoni, Gjermania është tejet e interesuar për një votim të suksesshëm dhe një anëtarësim të suksesshëm në Këshill të Evropës”, ka thënë Rohde.