Arrestohet një 23-vjeçar në Vushtrri i kërkuar nga gjykata

Policia e Kosovës në Vushtrri, ka arrestuar një 23-vjeçar i kërkuar nga gjykata, për veprën penale, “posedim i paautorizuar i narkotikëve”. Sipas njoftimit të Policisë, i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi prej një viti. “Gjatë ditës së sotme, policia në Vushtrri, ka arrestuar personin H. S., 23-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, për të […]

Arrestohet një 23-vjeçar në Vushtrri i kërkuar nga gjykata
arrestohet-nje-23-vjecar-ne-vushtrri-i-kerkuar-nga-gjykata

arrestohet-nje-23-vjecar-ne-vushtrri-i-kerkuar-nga-gjykata

Policia e Kosovës në Vushtrri, ka arrestuar një 23-vjeçar i kërkuar nga gjykata, për veprën penale, “posedim i paautorizuar i narkotikëve”.

Sipas njoftimit të Policisë, i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi prej një viti.

“Gjatë ditës së sotme, policia në Vushtrri, ka arrestuar personin H. S., 23-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin kishte urdhëresë aktive të lëshuara nga gjykata kompetente për veprën penale ” posedim i paautorizuar i narkotikëve”. Pas përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit prej një (1) viti”, thuhet në njoftim.