Arrihet marrëveshja, Amrabat transferohet të Manchester United

Manchester United duket se më në fund ka siguruar shërbimet e Sofyan Amrabat. Klubi anglez tashmë raportohet se ka arritur marrëveshje edhe me Fiorentinan. Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se marokeni do të huazohet për këtë sezon në “Old Trafford”. Marrëveshja e huazimit ka vlerën e 10 milionë eurove. Gjithashtu është […]

Arrihet marrëveshja, Amrabat transferohet të Manchester United

Manchester United duket se më në fund ka siguruar shërbimet e Sofyan Amrabat.

Klubi anglez tashmë raportohet se ka arritur marrëveshje edhe me Fiorentinan.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se marokeni do të huazohet për këtë sezon në “Old Trafford”.

Marrëveshja e huazimit ka vlerën e 10 milionë eurove. Gjithashtu është përfshirë edhe opsioni i blerjes, që mund të aktivizohet verën e ardhshme.

Opsioni i blerjes ka vlerën e 20 milionë eurove, plus 5 milionë të tjera në formë huazimi.

27-vjeçari sot do t’u nënshtrohet testeve mjekësore dhe pastaj mund të zyrtarizohet te Manchester United.