Bastisje në Ohër, Negotinë, Kavadar dhe Manastir, aksioni i Policisë Financiare është në vijim

Drejtoria e Policisë Financiare me ndihmën e njësive të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), dhe nën udhëheqjen e një prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për Prokurorinë e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, sot në orët e hershme të paradite në disa lokacione në Negotinë, Kavadar, Manastir dhe Ohër është duke kryer bastisje dhe […]

Bastisje në Ohër, Negotinë, Kavadar dhe Manastir, aksioni i Policisë Financiare është në vijim
Policia e RMV-së, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Drejtoria e Policisë Financiare me ndihmën e njësive të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), dhe nën udhëheqjen e një prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për Prokurorinë e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, sot në orët e hershme të paradite në disa lokacione në Negotinë, Kavadar, Manastir dhe Ohër është duke kryer bastisje dhe janë duke u arrestuar të dyshuarit, njoftojnë nga atje, transmeton Portalb.mk.

“Aksioni është rezultat i një procedure shumëmujore para hetimore për krimin ekonomik me emrin e koduar “Zinxhir” për krime kundër financave publike, transaksioneve të pagesave dhe ekonomisë, të cilën Drejtoria për Policinë Financiare e ka zhvilluar me prokurorinë dhe hetuesit nga Qendra Hetuese e Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në njoftimin e Policisë financiare.