Benzema shënon supergol në ndeshjen e parë me Al-Ittihad

Skuadra e Al-Ittihad ka fituar 2 me 1 ndaj Esperance Tunis në ndeshjen e raundit të parë në Kupën e Arabisë. Golin për 2 me 1 e shënoi sulmuesi francez, Karim Benzema në minutën e 55’të. Benzema realizoi gol spektakolar nga distanca, duke mposhtur portierin kundërshtar në mënyrë fantastike. Ish-lojtari i Real Madrid gjithashtu bëri […]

Benzema shënon supergol në ndeshjen e parë me Al-Ittihad

Skuadra e Al-Ittihad ka fituar 2 me 1 ndaj Esperance Tunis në ndeshjen e raundit të parë në Kupën e Arabisë.

Golin për 2 me 1 e shënoi sulmuesi francez, Karim Benzema në minutën e 55’të.

Benzema realizoi gol spektakolar nga distanca, duke mposhtur portierin kundërshtar në mënyrë fantastike.

Ish-lojtari i Real Madrid gjithashtu bëri edhe asist te goli i parë i Al Ittihad, që e shënoi Hamdallah.