Berisha për Asociacionin: Kurti po spekulon me retorikën mashtruese të zakonshme

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha për Front Online thotë se kjo Qeveri e ka pranuar Asociacionin. Sipas tij, Asociacioni është temë e përfunduar dhe implementimi i tij tashmë ka filluar. “Por, në fakt këta e kanë pranuar marrëveshjen në muajin tetor, pra e kanë pranuar draftin dhe kanë prit vetëm që ai të nënshkruhet, kurse […]

Berisha për Asociacionin: Kurti po spekulon me retorikën mashtruese të zakonshme
berisha-per-asociacionin:-kurti-po-spekulon-me-retoriken-mashtruese-te-zakonshme

berisha-per-asociacionin:-kurti-po-spekulon-me-retoriken-mashtruese-te-zakonshme


Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha për Front Online thotë se kjo Qeveri e ka pranuar Asociacionin.

Sipas tij, Asociacioni është temë e përfunduar dhe implementimi i tij tashmë ka filluar.

“Por, në fakt këta e kanë pranuar marrëveshjen në muajin tetor, pra e kanë pranuar draftin dhe kanë prit vetëm që ai të nënshkruhet, kurse marrëveshjet ndërkombëtare të karakterit të tillë pa nënshkrim ato implementohen sepse janë detyrime që i ka pranuar, e ka fut edhe shtetin në zotim para bashkësisë ndërkombëtare. Pra, tani po spekulon me retorikën mashtruese të zakonshme, përndryshe kjo temë është e përfunduar dhe implementimi i saj ka filluar”, është shprehur Berisha për Front Online.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij./Front Online