Bogujevci: Kosova pa fusnotë, anëtarësohet si shtet në KiE

Kosova ka sot ka bërë një hap para drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Në Paris të Francës, në Komitetit për Politikë të Jashtme dhe Demokraci të KiE-së, ka kaluar pika e Raportimit për anëtarësimin e Kosovës. Kryesuesja e delegacionit Saranda Bogujevci, tha në Info Magazine se Kosova do të anëtarësohet si shtet me të […]

Bogujevci: Kosova pa fusnotë, anëtarësohet si shtet në KiE
bogujevci:-kosova-pa-fusnote,-anetaresohet-si-shtet-ne-kie

bogujevci:-kosova-pa-fusnote,-anetaresohet-si-shtet-ne-kie

Kosova ka sot ka bërë një hap para drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Në Paris të Francës, në Komitetit për Politikë të Jashtme dhe Demokraci të KiE-së, ka kaluar pika e Raportimit për anëtarësimin e Kosovës.

Kryesuesja e delegacionit Saranda Bogujevci, tha në Info Magazine se Kosova do të anëtarësohet si shtet me të drejta të barabarta.

Bogujevci tha se fusnota do të hiqet.

“Ajo se sigurisht se do të hiqet. Ne anëtarësohemi si shtet”, tha Bogujevci në Klan Kosova.

Ndërkaq deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ariana Musliu-Shosi tha se kjo është merita e të gjitha qeverive.

Ajo theksoi se Kosova me sukses i ka përmbushur katër kriteret e kërkuara nga kjo organizatë, e që janë:

– Respektimi i të drejtave të njeriut;

– Sundimi i ligjit;

– Respektimi i të drejtave të minoriteteve; dhe

– Funksionimi i demokracisë.

Anëtarët e delegacionit u shprehën optimistë për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Kjo pikë pritet të kalojë për shqyrtim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i cili do t’i hapte rrugë më pas vendimit final nga Komiteti i Ministrave të Punëve të Jashtme.