Bord i KEK’ut e shkarkon Nagip Krasniqin, paralajmëron shpalljen e konkursit për Kryeshef të ri

Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) e ka liruar nga detyra e Nagip Krasniqin nga pozita e kryeshefit. Kjo pasi Krasniqi u arrestua vitin e kaluar nën dyshimin për “keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar”. “Bordi i Drejtorëve (BD) të KEK sh.a. duke qenë i përkushtuar per qeverisjen e korporatës në përputhje […]

Bord i KEK’ut e shkarkon Nagip Krasniqin, paralajmëron shpalljen e konkursit për Kryeshef të ri
bord-i-kek’ut-e-shkarkon-nagip-krasniqin,-paralajmeron-shpalljen-e-konkursit-per-kryeshef-te-ri

bord-i-kek’ut-e-shkarkon-nagip-krasniqin,-paralajmeron-shpalljen-e-konkursit-per-kryeshef-te-ri

Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) e ka liruar nga detyra e Nagip Krasniqin nga pozita e kryeshefit.

Kjo pasi Krasniqi u arrestua vitin e kaluar nën dyshimin për “keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar”.

“Bordi i Drejtorëve (BD) të KEK sh.a. duke qenë i përkushtuar per qeverisjen e korporatës në përputhje me përgjegjësitë dhe kompetencat që rrjedhin nga Ligji për Ndërmarrjet Publike, si dhe parimet e njohura ndërkombëtare për qeverisjen korporative të ndërmarrjeve publike, në mbledhjen e mbajtur dje me datë: 23.04.2024 ka marrë dy vendime të rëndësishme të cilat kontribuojnë në menaxhimin korporatës. Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a. ka marrë vendim për të liruar nga detyra tashmë ish Kryeshefin Ekzekutiv, z. Nagip Krasniqi”, tghuhet në njoftim.

Krahas këtij vendimi, KEK tashmë ka vendosur që ditët në vijim të iniciojë procedurat për shpalljen e konkursit të ri për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të ri të Korporatës Energjetike të Kosovës/Express/