Borell nuk e përjashton mundësinë e vendosjes së masave ndëshkuese ndaj Serbisë

Brukseli po monitoron nga afër nëse Serbia i përmbush kërkesat e BE-së për qetësimin e tensioneve në Veri të Kosovës dhe nëse gjykon se Beogradi nuk i respekton ato, është i gatshëm të shqyrtojë vendosjen e masave ndëshkuese ndaj autoriteteve në Serbi, tha shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borell. “Janë marrë masa në lidhje […]

Borell nuk e përjashton mundësinë e vendosjes së masave ndëshkuese ndaj Serbisë
borell-nuk-e-perjashton-mundesine-e-vendosjes-se-masave-ndeshkuese-ndaj-serbise

borell-nuk-e-perjashton-mundesine-e-vendosjes-se-masave-ndeshkuese-ndaj-serbise

Brukseli po monitoron nga afër nëse Serbia i përmbush kërkesat e BE-së për qetësimin e tensioneve në Veri të Kosovës dhe nëse gjykon se Beogradi nuk i respekton ato, është i gatshëm të shqyrtojë vendosjen e masave ndëshkuese ndaj autoriteteve në Serbi, tha shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borell.

“Janë marrë masa në lidhje me Kosovën. Këto janë masa politike dhe financiare, ndër të cilat është pezullimi i vizitave dhe eventeve të nivelit të lartë, me përjashtim të dialogut të udhëhequr nga BE-ja. Ato masa kanë ndikim edhe në mbështetjen financiare për Kosovën. Pezullimi është i përkohshëm dhe i kthyeshëm dhe do të hiqet sapo të ketë de-përshkallëzim në fushë. Në të njëjtën kohë, ne monitorojmë nga afër nëse Serbia i përmbush kërkesat e BE-së dhe në rast mospërputhjeje, BE-ja është e gatshme të marrë parasysh masat”, tha Borell.

BE-ja nuk ka vendosur të marrë ndonjë vendim për sanksionimin e Serbisë derisa të kryhen të gjitha hetimet për sulmin e 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë pjesëtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku./FrontOnline/