E harroi në Trafik Urban, çanta me 13 mijë euro i kthehet udhëtares

Në njërin nga autobusët e Trafikut Urban të linjës katër, në natën e 20 qershorit, dikush nga udhëtarët e harroi një çantë të vogël, por me vlerë fort të madhe. Atë e gjeti pastruesi i autobusit kur mjeti u kthye në bazë, derisa pak minuta më pas aty u paraqit edhe ajo që në autobus […]

E harroi në Trafik Urban, çanta me 13 mijë euro i kthehet udhëtares

Në njërin nga autobusët e Trafikut Urban të linjës katër, në natën e 20 qershorit, dikush nga udhëtarët e harroi një çantë të vogël, por me vlerë fort të madhe.

Atë e gjeti pastruesi i autobusit kur mjeti u kthye në bazë, derisa pak minuta më pas aty u paraqit edhe ajo që në autobus i la hiç më pak se 13 mijë euro, raporton Klan Kosova.

Me këtë shumë, vajza kishte treguar se e pati plan të blejë një banesë.

“Tu qajtë, tu bërtit tha i kom harru një shumë të madhe të parave. I tham hape çantë, kqyr a i ki të hollat krejt, thash edhe a bën me ditë përafërsisht çfarë shume është. Tha 13 mijë euro, i kom për banesë”

Gjithsesi, ky akt i lartë human dhe qytetar i punëtorit të pastrimit u vlerësua fort nga menaxherët, që thanë se punëtorit do t’i japin edhe mirënjohje.

Drejtori i Operativës në Trafikun Urban, Mentor Isufi, tha se deri më tani kjo është vlera më e madhe monetare që dikush e ka harruar në autobus.

E ajo çka udhëtarët më së shumti harrojnë nëpër autobusë janë qese me gjëra ushqimore, çadra, mjete identifikuese, por edhe telefona dhe para në shuma më të vogla.