Braçe ofendoi Bardhin, Luan Baçi: Ne s’kemi ardhur t’ju çajmë t*****, të merren masa

Deputeti demokrat Luan Baçi ka kërkuar marrjen e masave të menjëhershme ndaj deputetëve të mazhorancës të cilët përdorën fjalor banal ditën e sotme gjatë seancës plenare. Gjatë fjalës së tij Baçi i rikujtoi kryetares së Kuvendit Lindita Nikollës, që të marrë masa njëjtë siç ka marrë për deputetët e opozitës, ku shumë herë janë pezulluar […] The post Braçe ofendoi Bardhin, Luan Baçi: Ne s’kemi ardhur t’ju çajmë t*****, të merren masa appeared first on Newsbomb Albania.

Braçe ofendoi Bardhin, Luan Baçi: Ne s’kemi ardhur t’ju çajmë t*****, të merren masa

Deputeti demokrat Luan Baçi ka kërkuar marrjen e masave të menjëhershme ndaj deputetëve të mazhorancës të cilët përdorën fjalor banal ditën e sotme gjatë seancës plenare.

Gjatë fjalës së tij Baçi i rikujtoi kryetares së Kuvendit Lindita Nikollës, që të marrë masa njëjtë siç ka marrë për deputetët e opozitës, ku shumë herë janë pezulluar pasi kanë bllokuar foltoren e Kuvendit për 5 minuta.

Rikujtojmë se seanca e sotme plenare është shoqëruar me debate të forta dhe tensione. Ka qenë deputeti socialist Erion Braçe i cili iu drejtua kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratik, Gazment Bardhi duke i thënë ” na çatë t***in”.

“Ju kërkoni që sot të kemi një seancë normale për të vazhduar sipas procedurës. Mendoj sen normaliteti i kësaj seance do të ishte të zbatohej kërkesa e opozitës për ardhjen e kryeministrit sepse është në bazë të rregullores dhe nuk e kuptoj s e çfarë e pengon kryeministrit që të vijë. Nuk ebsoj dhe duhet tju kujtojmë se ndodhia dhe urdhër arresti për Ahemtajn dhe largimin e tij nuk është një ngjarje e zakonshme dhe nuk përbën lajm dhe është përgjegjësi e këtij parlamenti.

Gjithashtu zonja kryetare ju kujtoj që shpesh herë në kë të parlament janë marrë dhejtra masa për deputetët e opozitës për një bllokim 5 minutsh foltore dhe ka patur përjashtim em dit dhe javë, Në fakt shikoj një standart të dyfishtë në sjelljen që bëhet nga deputetët e mazhorancës. Dikush nga deputetët e mazhorancës përdorën fjalën na canë trapin. Ne skemi ardhur këtu qëe ti cajmë trapin, ndonjëri që e ka zanat le ta kërkojë vend tjetër. Ndjesë ju zonja të parlamentit dhe zonja të tjera të Shqipërisë. Kjo është e paflashme. Zonja kryetare ngrihuni në lartësinë e duhur dhe duhet të merrni masa”, tha Baçi.

The post Braçe ofendoi Bardhin, Luan Baçi: Ne s’kemi ardhur t’ju çajmë t*****, të merren masa appeared first on Newsbomb Albania.