“Larg qoftë ta kidnapoj Kurtin”, Rama: Kam për borxh ta ftoj Albinin në Tiranë, jo ta detyroj

Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratat e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili është shprehur kundër draftit për asosaciacionin e propozuar nga ai, duke thënë se ky i fundit nuk di asgjë për përmbajtjen e draftit dhe se flet në media pasi është konsultuar me Kurtin. Mes të tjerash Rama tha se […] The post “Larg qoftë ta kidnapoj Kurtin”, Rama: Kam për borxh ta ftoj Albinin në Tiranë, jo ta detyroj appeared first on Newsbomb Albania.

“Larg qoftë ta kidnapoj Kurtin”, Rama: Kam për borxh ta ftoj Albinin në Tiranë, jo ta detyroj

Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratat e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili është shprehur kundër draftit për asosaciacionin e propozuar nga ai, duke thënë se ky i fundit nuk di asgjë për përmbajtjen e draftit dhe se flet në media pasi është konsultuar me Kurtin.

Mes të tjerash Rama tha se prania e Albin Kurtit në takimin informal para Samitit të tetorit që do të mbahet në Tiranë, është shumë e rëndësishme. Ai theksoi se do e ftojë Kurtin në Tiranë por jo ta detyrojë të vijë pasi në të këtë rast do të quhej “kidnapim”(rrëmbim).

“Glauk Konjufcën kam kaluar aq mirë sa s’ka pësuar asnjë lëndim, nuk mund të ankohet. Po më mirë pyesni Albinin, ndërsa përsa i përket pse nuk u takuam ju siguroj se unë kam bërë çmos deri në minutën e fundit, ai ka arsyet e veta, un s’dua ta interpretoj “pse-në”.

Sepse ai është në një tjetër botë dhe unë e kuptoj sikletin e asaj bote, thjesht mendoj se kjo bota ku jam unë është më e madhe se ajo ku është Albini, ai është shkëputur dhe është futur në një botë që është e mbyllur, por respekt gjithsesi në hallin ku është.

Unë kam për borxh ta ftoj, nuk kam për detyrë ta sjell, larg qoftë ta kidnapoj unë dhe të futem në listën e atyre që janë kriminelë për hir të Serbisë, e përfytyroni po ta marr Albinin në Tiranë se ç’a bëhet, takim pa kryeministrin e Kosovës në Tiranë nuk ka, kështu e kuptoj unë rëndësinë e tij sa i takon procesit të Berlinit. Por nuk përjashtoj se mund të mos vijë, por them që do vijë”.- deklaroi Rama.

The post “Larg qoftë ta kidnapoj Kurtin”, Rama: Kam për borxh ta ftoj Albinin në Tiranë, jo ta detyroj appeared first on Newsbomb Albania.