PS dhe PD i hapin rrugë SPAK për arrestimin e Ahmetajt dhe kontrollit të banesës

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë rënë dakort lidhur me arrestimin e ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj dhe kontrollin e banesës së tij, duke qenë kështu pro heqjes së imunitetit të deputetit. Raporti i paraqitur sot në Këshillin e Mandateve pritet të miratohet të hënën në një seancë të posaçme plenare që do të mbahet në orën […] The post PS dhe PD i hapin rrugë SPAK për arrestimin e Ahmetajt dhe kontrollit të banesës appeared first on Newsbomb Albania.

PS dhe PD i hapin rrugë SPAK për arrestimin e Ahmetajt dhe kontrollit të banesës

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë rënë dakort lidhur me arrestimin e ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj dhe kontrollin e banesës së tij, duke qenë kështu pro heqjes së imunitetit të deputetit.

Raporti i paraqitur sot në Këshillin e Mandateve pritet të miratohet të hënën në një seancë të posaçme plenare që do të mbahet në orën 17:00.

Avokati i ish-ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, Ardian Visha foli për mediet në lidhje me çështjen e klientit të tij pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Mandateve. Ai u shpreh se qëndrimi i palës mbrojtëse të Arben Ahmetajt është i kundërt me atë të prokurorisë.

Ata thanë se në dosjen e paraqitur nga SPAK, nuk kanë gjetur arsye për kontrollin e banesës dhe sipas tyre nuk ka asnjë fshehje të pasurisë së ish-ministrit, si dhe nuk ka marrë asnjë pagesë nga pronarët e inceneratorëve.

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) i dorëzoi Kuvendit kërkesë për arrestimin e Arben Ahmetajt. SPAK kërkoi “dritën jeshile” nga Kuvendi për arrestimin e Ahmetaj, i cili është në hetim për aferën e inceneratorëve. Prokuoria e Posaçme kërkon arrestimin e deputetit dhe ish-zëvendëskryeministrit pasi janë ngritur katër akuza për të, përkatësisht: shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.

Dokumenti i opozitës për imunitetin e Arben Ahmetajt/ © Klan tv
Dokumenti i opozitës për imunitetin e Arben Ahmetajt/ © Klan tv

The post PS dhe PD i hapin rrugë SPAK për arrestimin e Ahmetajt dhe kontrollit të banesës appeared first on Newsbomb Albania.