Brnabiq viktimizohet në Bruksel: “Dhuna e papranueshme kundër serbëve dhe popullatës tjetër joshqiptare në Kosovë”

Brnabiq në Bruksel: Dhuna e papranueshme kundër serbëve dhe popullatës tjetër joshqiptare në Kosovë. Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq sot ndodhet në Bruksel për të raportuar para organizatave joqeveritare dhe anëtarëve të shoqërisë civile atje lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë. Ajo shkroi në Instagram se ditën e ka nisur me një konferencë të mbajtur […]

Brnabiq viktimizohet në Bruksel: “Dhuna e papranueshme kundër serbëve dhe popullatës tjetër joshqiptare në Kosovë”
brnabiq-viktimizohet-ne-bruksel:-“dhuna-e-papranueshme-kunder-serbeve-dhe-popullates-tjeter-joshqiptare-ne-kosove”

brnabiq-viktimizohet-ne-bruksel:-“dhuna-e-papranueshme-kunder-serbeve-dhe-popullates-tjeter-joshqiptare-ne-kosove”

Brnabiq në Bruksel: Dhuna e papranueshme kundër serbëve dhe popullatës tjetër joshqiptare në Kosovë.

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq sot ndodhet në Bruksel për të raportuar para organizatave joqeveritare dhe anëtarëve të shoqërisë civile atje lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë.

Ajo shkroi në Instagram se ditën e ka nisur me një konferencë të mbajtur në Qendrën për Politikë Europiane ku temë ishte anëtarësimi në BE dhe perspektiva e Serbisë.

“Njoftova anëtarë të shumtë të shoqërisë civile dhe organizatave joqeveritare në Bruksel për rrugën europiane të Serbisë dhe reformat aktuale. Gjithashtu i informova të gjithë në detaje për zhvillimet e fundit në Kosovë, si dhe për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në dy vitet e fundit. Dhuna dhe represioni ndaj serbëve dhe popullatës tjetër joshqiptare në Kosovë janë të papranueshme”, shkroi Bërnabiq, transmeton FrontOnline.

“Gjithçka që kemi bërë, e kemi bërë për hir të qytetarëve tanë dhe për të përmirësuar standardin e tyre të jetesës, jo thjesht për hir të plotësimit të normave për pranim në BE. Udhëtimi ndonjëherë është po aq i rëndësishëm sa edhe vetë destinacioni, ndaj shpresoj që të gjitha reformat që kemi zbatuar do të njihen në mënyrën e duhur”, shtoi ajo./FrontOnline/