Bujar Osmani: Kemi shënuar fitore gjithandej, Taravari të pranojë me dinjitet humbjen

Kandidati për president nga Fronti Evropian në krye me BDI-në, Bujar Osmani, në konferencë për media tha se kanë shënuar fitore të thellë gjithandej, ndërsa i bëri thirrje Arben Taravarit që të pranojë humbjen me dinjitet. Ai tha se angazhimi i tij programor është zgjedhja e presidentit me shumicë të dyfishtë në Kuvend, transmeton Portalb.mk. […]

Bujar Osmani: Kemi shënuar fitore gjithandej, Taravari të pranojë me dinjitet humbjen
Bujar Osmani, BDI, Fronti Evropian. Foto: Portalb.mk

Kandidati për president nga Fronti Evropian në krye me BDI-në, Bujar Osmani, në konferencë për media tha se kanë shënuar fitore të thellë gjithandej, ndërsa i bëri thirrje Arben Taravarit që të pranojë humbjen me dinjitet. Ai tha se angazhimi i tij programor është zgjedhja e presidentit me shumicë të dyfishtë në Kuvend, transmeton Portalb.mk.

“Më lejoni të shpall fitore të thellë me dallim mbi 40.000 vota. Kemi shënuar fitore pothuajse në çdo Komunë të vendit. Në Jegunovovs, fitore të thellë në Haraçinë, në Vrapçisht, në Studeniçan, Likovë, Bogovinë, Zhalinë, Gazi Babë, Bërvenicë, Dollnen, në Pllasnicë, në Resnjë, fitore të jashtëzakonshme në Strugë. Fitore në Tetovë, Saraj, Manastirë, Veles, Kërçovë, Gostivar, gjithandej në Republikë, fitore e thellë e Frontit Evropain”, tha Osmani.

Kjo fitore është e përbashkët, tha Osmani, duke shtuar se kjo dëshmon se fronti Evropian po ngritet në një lokomotivë për të ardhmen evropiane të vendit.

“Sot, shqiptarët, turqit, boshnjakët, romët, treguan se ata vetë vendosin për fatin e tyre dhe ne u japim fjalën se askush nuk mund të vendosë më në emrin e tyre”, tha Osmani.

Ai i kërkoi Taravarit që të pranojë humbjen.

“Dëshiroj t’i them diçka edhe kundërshtarit tim Arben Taravari. Arben, paravërësisht goditjeve të ulëta, patëm fushatë fer, le të pranohet humbja me dinjitet, poashtu edhe fitorja. ullneti i popullit është ai që përcakton karrierat tona”, tha Osmani.

Më poshtë ndiqni gjitha zhvillimet e ditës së votimit minutë pas minuti. Klikoni linkun për të marrë më shumë informata.

LEXO: U mbyllën vendvotimet në Maqedoninë e Veriut për zgjedhjet presidenciale, të gjitha lajmet për procesin, minutë pas minuti (LIVE)