Çka pritet të ndodhë sot?
09:30Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, takohet me studentë e nxënës që janë përfitues të bursave. (Objekti i Komunës) 09:30Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e radhës. Takimi do të jetë i hapur për pjesëmarrje përmes platformës online Zoom. (Objekti i KPK-së) 10:00Mbahet mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Ndërtesa e KGjK) 11:00Islamic Relief Kosova bën shpërndarjen […]
-
09:30Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, takohet me studentë e nxënës që janë përfitues të bursave. (Objekti i Komunës)
-
09:30Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e radhës. Takimi do të jetë i hapur për pjesëmarrje përmes platformës online Zoom. (Objekti i KPK-së)
-
10:00Mbahet mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Ndërtesa e KGjK)
-
11:00Islamic Relief Kosova bën shpërndarjen e 300 çantave, bashkë me pajisje të tjera shkollore, për fëmijët jetimë nga Prishtina e Fushë-Kosova. (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë, Prishtinë)
-
11:00Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), mbajnë konferencë për medie me temën “Efikasiteti i procedurave të rekrutimit të pozitave të larta për procedurat e shpallura në periudhën 2021-2022”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
-
11:00Lansimi i platformës ‘Harta Dixhitale Komunale,’ si një mundësi për të ofruar qasje më të lehtë në pronat komunale duke rritur transparencën dhe efikasitetin. (Hotel Venus)
11:30
-
Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Mitrovicës, Drita Kadriu, mban konferencë për media me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2023/24. (Objekti i Komunës së Mitrovicës së Jugut)