Kurti: Brutaliteti ndaj Sanduloviq shpërfaq fytyrën e regjimit të Serbisë

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas rrahjes brutale të politikanit opozitar serb, Nikola Sanduloviq nga autoritetet e Serbisë. Kurti ka theksuar se ky brutalitet i aparatit shtetëror shpërfaqë edhe njëherë fytyrën e regjimit të Serbisë përballë qytetarëve të saj që kanë guximin të njohin e të pranojnë të vërtetën dhe të shprehin kërkim faljen për […]

Kurti: Brutaliteti ndaj Sanduloviq shpërfaq fytyrën e regjimit të Serbisë
kurti:-brutaliteti-ndaj-sanduloviq-shperfaq-fytyren-e-regjimit-te-serbise

kurti:-brutaliteti-ndaj-sanduloviq-shperfaq-fytyren-e-regjimit-te-serbise

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas rrahjes brutale të politikanit opozitar serb, Nikola Sanduloviq nga autoritetet e Serbisë.

Kurti ka theksuar se ky brutalitet i aparatit shtetëror shpërfaqë edhe njëherë fytyrën e regjimit të Serbisë përballë qytetarëve të saj që kanë guximin të njohin e të pranojnë të vërtetën dhe të shprehin kërkim faljen për krimet gjatë luftës.

“Jam thellësisht i brengosur nga raportimet për sulmin dhe maltretimin e liderit opozitar serb Nikola Sanduloviq nga Shërbimi Sekret i Serbisë, një ditë pas kërkim faljes së tij publike për krimet e Serbisë në Kosovë. Kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, z. Sanduloviq, sot pas trajtimit në qendrën spitalore të emergjencës është arrestuar dhe po mbahet në burg. Prokurori publik në Nish paska ngritur aktakuzë kundër tij për shkaktimin e mosdurimit racor dhe etnik kundër serbëve!”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Tutje ai ka thënë se kur krerë shtetërorë të Serbisë mohojnë publikisht krimet e masakrat ndaj shqiptarëve, siç kishte bërë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në vitin 2019 duke e cilësuar masakrën e Reçakut si fabrikim, e pastaj edhe ish ministri i punëve të brendshme i Serbisë, Aleksandar Vulin në 2021 duke e quajtur atë falsifikim dhe gënjeshtër e madhe, ata synojnë që ta mohojnë të kaluarën dhe të vërtetën e tyre.

“…por e vërteta nuk i bindet as mohimit, as imponimit e as frikësimit. Ky brutalitet i aparatit shtetëror shpërfaqë edhe njëherë fytyrën e regjimit të Serbisë përballë qytetarëve të saj që kanë guximin të njohin e të pranojnë të vërtetën dhe të shprehin kërkim faljen për krimet gjatë luftës, gatishmërinë për paqe, e përkushtimin për pajtim. I uroj shërim, rikuperim dhe lirim sa më të shpejtë kryetarit Sanduloviq”, ka shkruar Kurti.