Davide Frattesi ka skuadër të re

Marrëveshja është arritur, Davide Frattesi ka skuadër të re. Pasi fitoi katër nga pesë derbit sezonalë në fushën e lojës, Interi po përgatitet të fitojë edhe derbin e dytë në merkato. Pas Marcus Thuram, Interi është shumë pranë blerjes së Davide Frattesit. Sipas asaj që raportojnë specialistët e merkatos Fabrizio Romano dhe Gianluca Di Marzio, […]

Davide Frattesi ka skuadër të re

Marrëveshja është arritur, Davide Frattesi ka skuadër të re.

Pasi fitoi katër nga pesë derbit sezonalë në fushën e lojës, Interi po përgatitet të fitojë edhe derbin e dytë në merkato.

Pas Marcus Thuram, Interi është shumë pranë blerjes së Davide Frattesit.

Sipas asaj që raportojnë specialistët e merkatos Fabrizio Romano dhe Gianluca Di Marzio, mesfushori i Sassuolos nuk ka qenë kurrë kaq pranë transferimit te zikaltrit.

Beppe Marotta duket se e ka mbyllur këtë tratativë për 25 milionë euro plus kartonin e Samuele Mulattierit.

Orët e fundit kanë qenë vendimtare për këtë marrëveshje. Milani u përpoq të ndërhynte në këtë negociatë duke ofruar edhe kartonin e Lorenzo Colombos ose Daniel Maldinit, por pa sukses. Frattesi duket se është i vendosur për të shkuar tek Interi.