Deklarata e Ramës/ Qalaj: Nuk ka mundësi që KFOR ta marrë nën kontroll veriun, Policia është përgjegjëse

Deklaratën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama i cili tha që veriun duhet ta marrë nën kontroll KFOR-i, e ka komentuar deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj. Ai në një intervistë për Front Online ka thënë se thirrja e Ramës ishte për shtim prezence të NATO-s në kufi. Sipas tij, vetëm Policia e Kosovës është përgjegjëse për […]

Deklarata e Ramës/ Qalaj: Nuk ka mundësi që KFOR ta marrë nën kontroll veriun, Policia është përgjegjëse
deklarata-e-rames/-qalaj:-nuk-ka-mundesi-qe-kfor-ta-marre-nen-kontroll-veriun,-policia-eshte-pergjegjese

deklarata-e-rames/-qalaj:-nuk-ka-mundesi-qe-kfor-ta-marre-nen-kontroll-veriun,-policia-eshte-pergjegjese


Deklaratën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama i cili tha që veriun duhet ta marrë nën kontroll KFOR-i, e ka komentuar deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj.

Ai në një intervistë për Front Online ka thënë se thirrja e Ramës ishte për shtim prezence të NATO-s në kufi.

Sipas tij, vetëm Policia e Kosovës është përgjegjëse për menaxhimin e kufijve.

“Unë më shumë e kam parë këtë deklaratë të kryeministrit të Shqipërisë si thirrje për NATO-n që të shtojë prezencën përgjatë kufirit me Serbinë, për shkak se nuk ka mundësi ndryshe, nuk ka mundësi që KFOR-it ta marr kontrollin për krejt pjesën veriore, për shkak se asaj i duhet edhe një mision civil dhe askush nuk ka mandat që të menaxhojë me pjesën veriore përveç Policisë së Kosovës, ndërsa pjesëtarët e KFOR-it ende e kanë përgjegjësinë për vijën kufitare me Serbinë. Pra i gjithë rendi dhe ligji duhet gjithsesi të menaxhohen vetëm nga Policia e Kosovës”, u shpreh ai.

Qalaj thotë se KFOR-i nuk ka mundësi ta marrë nën kontroll veriun.

“Nuk ka mundësi dhe nuk do të ndodh”, thekson ai.