Demhasaj: Nuk pres që të ketë marrëveshje në Bruksel më 14 shtator

Analisti Arton Demhasaj thotë për Front Online se takimi i 14 shtatorit do të jetë vetëm një ulej e dy liderëve në tryezën e diskutimit por se nuk pret që do të ketë ndonjë marrëveshje. “Nuk mundem me thënë që mundem me pas pritje shumë të mëdha, thjesht vetëm një ulje, e dy liderëve të […]

Demhasaj: Nuk pres që të ketë marrëveshje në Bruksel më 14 shtator
demhasaj:-nuk-pres-qe-te-kete-marreveshje-ne-bruksel-me-14-shtator

demhasaj:-nuk-pres-qe-te-kete-marreveshje-ne-bruksel-me-14-shtator


Analisti Arton Demhasaj thotë për Front Online se takimi i 14 shtatorit do të jetë vetëm një ulej e dy liderëve në tryezën e diskutimit por se nuk pret që do të ketë ndonjë marrëveshje.

“Nuk mundem me thënë që mundem me pas pritje shumë të mëdha, thjesht vetëm një ulje, e dy liderëve të Kosovës dhe Serbisë dhe tryezën e dialogut për të diskutuar qoftë për depërshkallëzimin e situatës në veri, eventualisht edhe mbajtjen e zgjedhjeve atje edhe njëkohësisht edhe për rikthimin pastaj në tryezë të dialogut në terma të zbatimit të marrëveshjes së Brukselit. Mendoj, që kjo ka me qenë pak a shumë tema e diskutimit. Unë nuk pres që do të ketë qoftë ndonjë marrëveshje apo diçka tjetër”, është shprehur ai për Front Online.

Ndërsa, kur është pyetur se a do të jetë temë e diskutimit edhe çështja e Asociacionit, Demhasaj deklaron se ndoshta do të diskutohet edhe kjo çështje, por jo të ketë presion për themelimin e tij

“Nuk mendoj që vetëm çështja e Asociacionit e ka bllokuar dialogun, është thjesht në tërësi edhe zbatimi i marrëveshjes së Brukselit, por sa i përket anës sonë është çështja e Asociacionit. Po, mendoj që kanë me u diskutua këto tema, mirëpo nuk besoj që ka me ardhë deri tek presioni që me themelu Asociacionin për aq kohë sa nuk ka një zgjidhje të qëndrueshme për veriun, kur them zgjidhje të qëndrueshme mendoj momentale që nënkupton mbajtjen e  zgjedhjeve lokale atje dhe rikthimin e serbëve në institucionet lokale”, ka thënë ai, për Front Online.

Sipas tij, presioni për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të vijë tek pas mbajtjes së zgjedhjeve.

“Pas kësaj pastaj do të ketë shtim të presionit te Kosova për fillimin e procedurave për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe siç është pranu në marrëveshjen e Brukselit edhe në aneksin e Ohrit, por njëkohësisht do të shtohet edhe presioni për fillimin e zbatimit të marrëveshjes që nënkupton njohjen e dokumenteve dhe çështje të tjera të ngjashme”, ka shtuar ndër të tjera Demhasaj.