Dështimi i Qeverisë “Kurti”/ Disa Ministri ende asnjë projekt kapital nuk e kanë realizuar

Faton Peci dhe Elbert Krasniqi janë dy nga ministrat më dembelë të Qeverisë Kurti. Kur është fjala për investimet kapitale, Peci, që drejton Ministrinë e Bujqësisë nuk e ka shpenzuar as edhe 1 % të buxhetit për to. Ngjashëm ka vepruar edhe kolegu i tj, Elbert Krasniqi, që është në krye të Ministrisë së Administrimit […]

Dështimi i Qeverisë “Kurti”/ Disa Ministri ende asnjë projekt kapital nuk e kanë realizuar
deshtimi-i-qeverise-“kurti”/-disa-ministri-ende-asnje-projekt-kapital-nuk-e-kane-realizuar

deshtimi-i-qeverise-“kurti”/-disa-ministri-ende-asnje-projekt-kapital-nuk-e-kane-realizuar

Faton Peci dhe Elbert Krasniqi janë dy nga ministrat më dembelë të Qeverisë Kurti. Kur është fjala për investimet kapitale, Peci, që drejton Ministrinë e Bujqësisë nuk e ka shpenzuar as edhe 1 % të buxhetit për to. Ngjashëm ka vepruar edhe kolegu i tj, Elbert Krasniqi, që është në krye të Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, raporton Front Online.

Të dhëna janë për periudhën janar – shtator të këtij viti. Ato janë paraqitur në raportin e Thesarit, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Financave dhe Transfereve.

Sipas pasqyrës me informata të paraqitur aty, “llom”, sa i përket investimeve kapitale për periudhën 9 muajshe është edhe Ministri i Financave, Hekuan Murati që ka shpenzuar pos 6 % të buxhetit. E dobët në investime kapitale është kallxuar edhe Ministria e Ekonomisë, dikasteri i Artane Rizvanollit, duke shpenzuar pos 7 % të buxhetit për projekte. Hiç më mirë s`ka performuar Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, që ka shpenzuar veç 8 % të buxhetit për projekte kapitale, raporton Front Online.

Dallimet me periudhën paraprake

Këta Ministra të Qeverisë Kurti patën përformancë të dobët edhe në matjet janar-qershor 2023, për të cilat kishte raportuar Front Online.

Faton Peci dhe Arben Vitija asokohe ishin dy ministrat më të dobët sa i përket realizimit të investimeve kapitale në gjashtë mujorin e parë të 2023-ës.

Peci, që drejton Ministrinë e Bujqësisë, s`pati shpenzuar as edhe 1 % të buxhetit për investime kapitale. Kurse Vitija, që udhëheq me një sektor mjaft të ndjeshëm, atë të Shëndetësisë, kishte shpenzuar pos 2 % të buxhetit për investime kapitale. Kjo shifër ka kaluar tash në 8 %.

E dobët në investime kapitale ishte kallxuar edhe Ministria e Ekonomisë, dikasteri i Artane Rizvanollit, ku kishte shpenzuar pos 4 % të buxhetit për projekte.  5 % të buxhetit e kishte shpenzuar për investime kapitale Ministria e Drejtësisë, ajo e Financave dhe e Kulturës.

Ministrat e Kurtit, kampione për investime kapitale Donika Gërvalla

Ministria e Punëve të Jashtme, e drejtuar nga Donika Gërvalla është kampione sa i përket realizimit të investimeve kapitale në periudhën janar – shtator, 2023, duke shpenzuar 60 % të buxhetit për këtë kategori.

Ministria e Mbrojtjes, që drejtohet nga Ejup Maqedonci, ka realizuar 55 % të investimeve kapitale në këtë periudhë. Kurse ajo e Punëve të Brendshme, e drejtuar nga Xhelal Sveçla, 44 %.

Ministria e Infrastrukturës, e cila drejtohet prej Liburn Aliut, ka shpenzuar 31 % të buxhetit për investime kapitale, ajo për kthim, 29 %.

Ministria e Arsimit, e lideruar nga Arbërie Nagavci, ka shpenzuar 27 % të buxhetit për investime kapitale. Ajo e Drejtësisë 17 %.

13 % të buxhetit të saj e ka çuar për investime kapitale Ministria e Tregtisë, kurse 11 % ajo e Kulturës 10 %.

Opozita kritikon ashpër Kurtin

Partitë opozitare në Kuvend e kanë kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurtin për mungesën e investimeve kapitale gjatë qeverisjes së tij.

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se është koha kur do të duhej të promovoheshin projektet e kryera gjatë tri viteve në rrugë, arsim, shëndetësi, energjetikë e në ujitje të tokave bujqësore dhe jo me promovimin e projektit për qese.

“Është fundi i vitit 2023, që është viti i tretë i qeverisjes majtiste LVV-Guxo. Është koha kur do të duhej të promovoheshin projektet e kryera gjatë tri viteve në rrugë, në arsim e shëndetësi, në energjetikë e në ujitje të tokave bujqësore”, tha Hoti.

Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, që tash është pjesë e AAK-së tha për Front Online se shumë projekte kapitale janë bllokuar.

“Shumë projekte kapitale, të cilat kanë efekte në ecuritë ekonomike me punësimin e njerëzve, janë bllokuar. Nëse do të funksionalizoheshin tërë ekonomia ringjallet me intensifikimin e investimeve, por kjo nuk po ndodh”, potencoi Shatri për Front Online.

Çka thonë ekonomistët për mungesën e investimeve kapitale?

Kritika lidhur me investimet kapitale të përmbushura nga institucionet në nëntë mujorin e 2023-ës kanë ekonomistët.

Ekonomisti Erzen Hyseni e konsideron shqetësues nivelin e investimeve kapitale.

“Është mjaft shqetësues për faktin se dihet qe investimet kapitale janë një ndër faktorët kryesorë për rritjen ekonomike në vend gjithashtu edhe për rritjen e e vendeve të reja të punës. Ky fakt tregon se kjo qeveri ka një problem mjaft te madh dhe se nuk ka ide konkrete për zhvillimin e vendit”, theksoi Hyseni për “Front Online”.

Notë negative i jep edhe njohësi tjetër i fushës, Mustafë Kadriaj.

“Kur kemi investime rriten të hyrat buxhetore nga aktiviteti ekonomik biznesor, rritet mirëqenia e qytetarit dhe nga një buxhet më i fuqishëm qeveria ka komoditet që të investon në sigurinë e brendshme, atë të jashtme, arsim, politika sociale, shëndetësi”.

Sipas tij, Qeveria Kurti nuk ka interesim për diçka të tillë.

“Siç shihet Qeveria nuk ka interesim për investime ku do mbahet mend si qeveria me zero investime deri me tani, pra kryefjala e qeverisë Kurti”, potencoi Kadriaj për Front Online.