Duda Balje pas kërkesës për shkarkimin e saj: Asnjë pozitë e as presion nuk mund të ma ndryshojë bindjen time

55 organizata joqeveritare i kanë dërguar letër kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, të cilit i kanë kërkuar të ndërmarrë nismë për shkarkimin e kryesueses së Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje dhe anëtares së këtij Komisoni, Labinotë Demë-Murtezi, për shkak të bindjeve të tyre për komunitetin LGBTIQ+. “Me datë 07.02.2024, gjatë takimit të […]

Duda Balje pas kërkesës për shkarkimin e saj: Asnjë pozitë e as presion nuk mund të ma ndryshojë bindjen time
duda-balje-pas-kerkeses-per-shkarkimin-e-saj:-asnje-pozite-e-as-presion-nuk-mund-te-ma-ndryshoje-bindjen-time

duda-balje-pas-kerkeses-per-shkarkimin-e-saj:-asnje-pozite-e-as-presion-nuk-mund-te-ma-ndryshoje-bindjen-time

55 organizata joqeveritare i kanë dërguar letër kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, të cilit i kanë kërkuar të ndërmarrë nismë për shkarkimin e kryesueses së Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje dhe anëtares së këtij Komisoni, Labinotë Demë-Murtezi, për shkak të bindjeve të tyre për komunitetin LGBTIQ+.

“Me datë 07.02.2024, gjatë takimit të këtij komisioni me shoqërinë civile të thirrur nga Duda Balje me temën “Gjendja aktuale në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në Kosovë” ne u përballëm me një tjetër demonstrim të homofobisë dhe diskriminimit ndaj komunitetit LGBTIQ+ nga zyrtare publike, njëherësh përfaqësuese e popullit të Kosovës”, thuhet në reagimin e OJQ-ve.

E palëkundur në qëndrimet e veta karshi këtij komuniteti është deputetja Duda Balje.

Ajo në një prononcim për Front Online tha që asnjë presion nuk mundet të ndryshoj mendimin e saj.

“Po. Asnjë pozitë e as presion nuk mund të ma ndryshojë bindjen time sepse besoj që ne jemi shtet demokratik ku secili qytetarë i vendit ka të drejtë në mendimin e tij të lirë, edhe unë”, u shpreh ajo për Front Online.

Ajo tha se kërkesa e OJQ-ve për shkarkimin e saj nga Komisioni është e drejtë e tyre.

Mirëpo Balje thotë se do të veprojë sipas rregullores së Kuvendit të Kosovës.

“Si deputete unë e shpreh qëndrimin dhe mendimin e lirë, është e drejtë e tyre të kërkojnë shkarkimin tim. Kërkesë është e proceduar te Kryetari i Kuvendit, ku padyshim do të veproj në bazë të rregullores së Kuvendit të Kosovës”, ka thënë ai për Front Online.

Përndryshe, çështja e rregullimit të martesës apo “bashkësive të regjistruara civile” për personat e gjinisë së njëjtë në Projekt kodin Civil, ka mbetur pezull.

Kjo madje ka nxitur përplasje për shkak të pikëpamjeve në Kuvendin e Kosovës.

Ky projektligj nuk po përkrahet nga disa deputetë, këtu duke përfshirë edhtë të pushtetit./FrontOnline