Dy ditë pasi mori detyrën, Balla mbledh drejtuesit e policisë

Vetëm dy ditë pas emërimit të tij në këtë detyrë, ministri i ri i Brendshëm, Taulant Balla do të mbledhë sot një takim me drejtues të ministrisë e strukturave të varësisë për të komunikuar prioritetet e detyrës së tij. Balla në këtë mbledhje do tregojë synimet dhe prioritetet e tij, gjatë kohës që do të […] The post Dy ditë pasi mori detyrën, Balla mbledh drejtuesit e policisë appeared first on Newsbomb Albania.

Dy ditë pasi mori detyrën, Balla mbledh drejtuesit e policisë

Vetëm dy ditë pas emërimit të tij në këtë detyrë, ministri i ri i Brendshëm, Taulant Balla do të mbledhë sot një takim me drejtues të ministrisë e strukturave të varësisë për të komunikuar prioritetet e detyrës së tij.

Balla në këtë mbledhje do tregojë synimet dhe prioritetet e tij, gjatë kohës që do të jetë në detyrë si ministër i Brendshëm.

Kujtojmë që të enjten, Kuvendi miratoi me 75 vota pro, 16 kundër, 1 abstenim emërimin e Taulant Ballës në ministrinë e Brendshme.

Ministria drejtohej nga Blendi Çuçi, i cili me propozim të kryeministrit Edi Rama u shkarkua nga detyra pas skandalit në Krujë, ku fisi Rrja dhunoi kushërinjt Maja, dhe propozoi që kjo Ministri të drejtohej nga Balla.

The post Dy ditë pasi mori detyrën, Balla mbledh drejtuesit e policisë appeared first on Newsbomb Albania.