Manjani thirrje Ahmetajt: Beni gjej guximin dhe shko fol në Kuvend! Je njeriu më i rëndësishëm, je fajtor nesë nuk e bën

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ka bërë thirrje Arben Ahmetajt që të  jetë i pranishëm në seancën parlamentare, ku Këshilli i Mandateve pritet t’i heqë imunitetin e deputetit me kërkesë të SPAK. Sipas tij, “dikujt i ka interesuar që Arben Ahmetaj të mos jetë nesër në Parlament, të mos jetë as në Shqipëri, madje […] The post Manjani thirrje Ahmetajt: Beni gjej guximin dhe shko fol në Kuvend! Je njeriu më i rëndësishëm, je fajtor nesë nuk e bën appeared first on Newsbomb Albania.

Manjani thirrje Ahmetajt: Beni gjej guximin dhe shko fol në Kuvend! Je njeriu më i rëndësishëm, je fajtor nesë nuk e bën

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ka bërë thirrje Arben Ahmetajt që të  jetë i pranishëm në seancën parlamentare, ku Këshilli i Mandateve pritet t’i heqë imunitetin e deputetit me kërkesë të SPAK.

Sipas tij, “dikujt i ka interesuar që Arben Ahmetaj të mos jetë nesër në Parlament, të mos jetë as në Shqipëri, madje të jetë edhe i arratisur i drejtësisë”.

“Nesër është një ditë shumë e rëndësishme për transparencën në vend, dhe autori i kësaj transparence është Arben Ahmetaj.

Unë kam një këshillë personale dhe miqësore në qoftë se më dëgjon. Ben, shko nesër bëj transparencën. Je njëriu më i rëndësishëm i 10 apo 11 viteve të fundit. Çdo qindarkë që ka lëvizur ky shtet, ti je dëshmitar dhe e di se çfarë ka ndodhur. Ti e di se ku janë. Shko nesër dhe bëj transparencën. Ky është gjyq, ky është hetim. Lëri pastaj ato përrallat me tha ky, tha ai.

Je njeriu më i rëndësishëm, shko nesër dhe bëj transparencën në Parlament. Filloje nga miqët dhe shokët e t’u. Thuaj të vërtetën.

E gjithë kjo lojë është bërë tani në mes të verës, kur njerëzit janë me pushime. Kanë pasur shpresë dhe ndoshta edhe diell të prishur apo diell, ku di unë, që Ben Ahmetaj të mbyllë gojën.

Dikujt i ka interesuar që Arben Ahmetaj të mos jetë nesër në Parlament, të mos jetë as në Shqipëri, madje të jetë edhe i arratisur i drejtësisë. Nuk di ta them nëse është në Shqipëri apo jo, por në qoftë se më dëgjon dhe e vlerëson këtë që po them, duhet të shkosh të bësh transparencën.

Nesër është dita e fundit, pasnesër është shumë vonë. Në qoftë se pasnesër i kanë hedhur hekurat, do të jetë si gjithë të tjerët dhe të gjithë do të themi se e bëm për të mbrojtur veten.

Nesër është dita jote Arben Ahmetaj. Shko në parlament, thuaj çke për të thënë, bëj transparencën e çdo qindarka financiare që ka derdhur ky shtet ku ti je dëshmitar. Je njeriu më i rëndësishëm i këtj shteti, numri dy. Dhe nuk mund të tallet do kush do me numrin dy. Në qoftë se nuk e bën, je fajtor”- tha Manjani në Top Story.

The post Manjani thirrje Ahmetajt: Beni gjej guximin dhe shko fol në Kuvend! Je njeriu më i rëndësishëm, je fajtor nesë nuk e bën appeared first on Newsbomb Albania.