Ehat Mifaraj: Partia në pushtet hapur cenon pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatave tjera

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka folur për Front Online lidhur me publikimin e raportit të “Transparency International”. Miftaraj thotë se partia në pushtet hapur e cenon pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese dhe jo vetëm. Ai tha se në Kosovë është ndërtuar kultura qeveritare që parimet dhe standardet e përcaktuar me Kushtetutë të […]

Ehat Mifaraj: Partia në pushtet hapur cenon pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatave tjera
ehat-mifaraj:-partia-ne-pushtet-hapur-cenon-pavaresine-e-gjykates-kushtetuese-dhe-gjykatave-tjera

ehat-mifaraj:-partia-ne-pushtet-hapur-cenon-pavaresine-e-gjykates-kushtetuese-dhe-gjykatave-tjera


Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka folur për Front Online lidhur me publikimin e raportit të “Transparency International”.

Miftaraj thotë se partia në pushtet hapur e cenon pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese dhe jo vetëm.

Ai tha se në Kosovë është ndërtuar kultura qeveritare që parimet dhe standardet e përcaktuar me Kushtetutë të mos zbatohen në praktikë.

“Kosova është ndër shtetet që ka një kornizë ligjore të konsoliduar për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin. Poashtu Kosova me Kushtetutë dhe ligj e ka të siguruar ndarjen e pushteteve. Fatkeqësisht, në Kosovë është ndërtuar kultura qeveritare që parimet dhe standardet e larta të përcaktuara më Kushtetutë dhe ligj të mos respektohen dhe zbatohen në praktikë, duke përfshirë kultura kundërkishtetuese ku partia në pushtet hapur cenon pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese dhe gjykatave të rregullta përmes deklaratave politike”.

Miftaraj tha se Qeveria aktuale ka pak respekt për sundimin e ligjit.

Ai thotë se lufta e korrupsionit në vend po luftohet nga deklaratat e qeveritarëve kundër gjykatës.

“Lufta kundër korrupsion në Kosovë luftohet vetëm përmes deklaratave publike nga ana e qeveritarëve, përderisa, në rastin e parë kur një zyrtar i lartë ballafaqohet me dyshime për korrupsion, i njëjti mbrohet nga ana e partisë në pushtet e jo rrallë herë edhe nga vet Kryeministri. Raste të tilla janë si rasti i rezervave, rasti i Drejtorit të KEK, e raste të tjera të cilat dëshmojnë se edhe kjo qeveri e promovon kulturën e pandëshkueshmërisë dhe ka pak respekt për sundimin e ligjit dhe qeverisjes së mirë”, ka thënë Miftaraj.

Sipas raportit të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) të publikuar këtë vit, vetëm 29 për qind e qytetarëve janë të kënaqur me punën e sistemit gjyqësor në Kosovë.

Duke parë publikimin e këtij raporti, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me një reagim në profilin e saj zyrtar, duke e arsytuar ngecjen sa i përket luftimit të korrupsionit.

““14 shkurti 2021 është momenti i pikëprerjes së qartë me të kaluarën e mendësisë dhe veprimit korruptiv në qeverisje. Qeverisja e re ka dëshmuar se Republika e Kosovës mund të udhëhiqet pa korrupsion dhe ky fenomen mund të luftohet. Dy procese tejet të rëndësishme janë inciuar nga Qeveria Kurti në drejtim të luftimit të pakompromist të krimit dhe korrupsionit, Byroja për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe Vettingu. Me këto procese sistemi i drejtësisë do të rilegjitimohej e kështu krimi dhe korrupsioni do të luftohej edhe më shumë, ashtu siç me të drejtë kërkojmë dhe ashtu siç me të drejtë presim. Në këto 3 vite të qeverisjes Kosova ka avansuar për 21 vende në luftën ndaj këtyre fenomeneve të këqija, por imagjinoni ku do të jemi si shtet pas aktivizimit të Byrosë dhe procesit të Vettingut. Shumë më mirë”, thuhet në reagim./FrontOnline/