Eksperti i Mjedisit: Me vendimin e Qeverisë do të ketë më shumë pyje të prera, s’e përkrahim

Vendimin për ndarjen e mjeteve për drurë për familjet me asistencë sociale e ka kritikuar profesori i Mjedisit, Sami Makolli. Ai në një prononcim për Front Online ka thënë që me këtë masë ndihmuese, do të keteë më shumë pyjë të prera e të dëmtuara. “Në fakt ideja për të stimuluar blerjen e drurëve nuk […]

Eksperti i Mjedisit: Me vendimin e Qeverisë do të ketë më shumë pyje të prera, s’e përkrahim
eksperti-i-mjedisit:-me-vendimin-e-qeverise-do-te-kete-me-shume-pyje-te-prera,-s’e-perkrahim

eksperti-i-mjedisit:-me-vendimin-e-qeverise-do-te-kete-me-shume-pyje-te-prera,-s’e-perkrahim


Vendimin për ndarjen e mjeteve për drurë për familjet me asistencë sociale e ka kritikuar profesori i Mjedisit, Sami Makolli.

Ai në një prononcim për Front Online ka thënë që me këtë masë ndihmuese, do të keteë më shumë pyjë të prera e të dëmtuara.

“Në fakt ideja për të stimuluar blerjen e drurëve nuk është ide e mirë, nuk e përkrah askush që merret me mjedisin. Fakti që derdhen 5 milionë euro për me ble dru, është një masë stimuluese që nxit me ble dru, kemi më shumë pyje të prera, pak më shumë ndotje, mendoj që me të njëjta mjete kishim mundur me gjet një zgjidhje që kish me qenë më e qëndrueshme edhe për ata, edhe për mjedisin, edhe për qytetarët”, u shpreh ai për Front Online.