Fillon takimi trepalësh për dinarin në Bruksel

Ka filluar një takim trepalësh mes delegacionit të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve, me ndërmjetësuesin e përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian Mirosllav Lajçak, për çështjen e dinarit serb, përdorimi i të cilit u ndalua në Kosovë muajin e kaluar, njofton Radio Evropa e Lirës. Për dallim nga takimi i javës së kaluar, […]

Fillon takimi trepalësh për dinarin në Bruksel
fillon-takimi-trepalesh-per-dinarin-ne-bruksel

fillon-takimi-trepalesh-per-dinarin-ne-bruksel

Ka filluar një takim trepalësh mes delegacionit të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve, me ndërmjetësuesin e përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian Mirosllav Lajçak, për çështjen e dinarit serb, përdorimi i të cilit u ndalua në Kosovë muajin e kaluar, njofton Radio Evropa e Lirës.

Për dallim nga takimi i javës së kaluar, kur Lajçak së pari mbajti takime ndarëse me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq, në takimin e sotëm ai i takoi ata menjëherë në një takim trepalësh.

Takimi i sotëm është vazhdim i takimit të javës së kaluar, kur të dyja palët u pajtuan për të propozuar një zgjidhje për çështjen e dinarit.

Ata pritet t’i diskutojnë propozimet e secilës palë gjatë këtij takimi të sotëm.