Flet xhaxhai i 5-vjeçarit, rrëfen se si ndodhi ngjarja tragjike mbrëmë në Pejë

Xhaxhai i 5-vjeçarit tregon se si ndodhi ngjarja tragjike mbrëmë në Pejë. Albert Ademaj, xhaxhai i 5-vjeçarit i cili humbi jetën tragjikisht mbrëmë me nënën e vet në Pejë, si pasojë e vërshimeve, ka rrëfyer se si ka ndodhur kjo ngjarje tragjike. Ai tregoi se trupin e nipit e ka gjetur gjyshi, ndërkaq të kunatës […]

Flet xhaxhai i 5-vjeçarit, rrëfen se si ndodhi ngjarja tragjike mbrëmë në Pejë

Xhaxhai i 5-vjeçarit tregon se si ndodhi ngjarja tragjike mbrëmë në Pejë.

Albert Ademaj, xhaxhai i 5-vjeçarit i cili humbi jetën tragjikisht mbrëmë me nënën e vet në Pejë, si pasojë e vërshimeve, ka rrëfyer se si ka ndodhur kjo ngjarje tragjike.

Ai tregoi se trupin e nipit e ka gjetur gjyshi, ndërkaq të kunatës e ka gjetur ky bashkë me disa shokë tri shtëpi më larg.

“Trupin e nipit e ka gjetur babai dhe ka qenë në pyetje 20 sekonda kur ka shpërthyer nga këtu dhe ka mbushur komplet katin me ujë dhe pastaj ka shpërthyer këtej ku I kanë gjetur trupat e pajetë. Fëmijën e kemi gjetur një shtëpi më larg, ndërkaq gruan e vëllait e kemi gjetur tri shtëpi më poshtë duke e kërkuar me shokë”, ka thënë Ademaj.