Frattesi thyen heshtjen: “Kam zgjedhur klubin tim të ardhshëm”

“Kam zgjedhur klubin tim të ardhshëm”, Frattesi thyen heshtjen. Objektivi i Interit, Milanit dhe Juventusit, Davide Frattesi pranon se ai ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm, mes thashethemeve për një transferim këtë verë. 23-vjeçari kërkohet nga disa prej klubeve më të mira në Itali dhe pritet të largohet nga Sassuolo gjatë afatit kalimtar të […]

Frattesi thyen heshtjen: “Kam zgjedhur klubin tim të ardhshëm”

“Kam zgjedhur klubin tim të ardhshëm”, Frattesi thyen heshtjen.

Objektivi i Interit, Milanit dhe Juventusit, Davide Frattesi pranon se ai ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm, mes thashethemeve për një transferim këtë verë.

23-vjeçari kërkohet nga disa prej klubeve më të mira në Itali dhe pritet të largohet nga Sassuolo gjatë afatit kalimtar të verës.

“Jam shumë mirënjohës për këtë klub. Do të jetë përgjithmonë në zemrën time. Tani jam gati të largohem. Alessio Dionisi ishte kaq i rëndësishëm për rritjen time. Ai dhe klubi më pritën mua”, ka thënë fillimisht Frattesi për Gazzetta dello Sport.

Interi, Juventusi dhe Milani kanë takuar agjentin e lojtarit Beppe Riso gjatë ditëve të fundit për të diskutuar një marrëveshje të mundshme.

“Është një ndjenjë e bukur, nuk mund ta mohoj këtë. Tani jam pak nervoz, dua ta përcaktoj këtë situatë. Unë mendoj për gjyshin tim Carmine. Ai lexonte gazeta, e donte futbollin dhe sot do të ishte shumë i lumtur”.

Interi besohet se ka rënë dakord për kushtet personale me mesfushorin italian, por Milani mund të ketë paratë që Sassuolo dëshiron pas shitjes së Sandro Tonalit te Neëcastle United.

“Do të përpiqem të jem jashtëzakonisht i sinqertë. Unë kam zgjedhur klubin tim të ardhshëm dhe jam i sigurt se agjenti im do të gjejë një mënyrë për të më kënaqur mua. Por, unë e di se ka klube të tjera të interesuara”, përfundoi mesfushori.