Furnizimi me tabletë, po diskutohet ndërprerja e kontratës me operatorin ekonomik fitues

Sfidë për Agjencinë e Statistikave të Kosovës mbetet edhe sigurimi i tabletëve që do të përdoren për regjistrimin e popullsisë. Ani pse është nënshkruar kontrata, kryeshefi Ilir Berisha thotë që nuk i kanë marrë ende të njejtit nga operatori ekonomik. “Tabletët nuk i kemi ende nga operatori ekonomik. Ne i kemi të gjitha përgatitjet për […]

Furnizimi me tabletë, po diskutohet ndërprerja e kontratës me operatorin ekonomik fitues
furnizimi-me-tablete,-po-diskutohet-nderprerja-e-kontrates-me-operatorin-ekonomik-fitues

furnizimi-me-tablete,-po-diskutohet-nderprerja-e-kontrates-me-operatorin-ekonomik-fitues


Sfidë për Agjencinë e Statistikave të Kosovës mbetet edhe sigurimi i tabletëve që do të përdoren për regjistrimin e popullsisë.

Ani pse është nënshkruar kontrata, kryeshefi Ilir Berisha thotë që nuk i kanë marrë ende të njejtit nga operatori ekonomik.

“Tabletët nuk i kemi ende nga operatori ekonomik. Ne i kemi të gjitha përgatitjet për të filluar në nëntor të këtij viti. Nëse sigurohen tabletët brenda këtyre ditëve, atëherë konsiderojmë që një numër më i madh i regjistruesve të bëjmë instalimin e atyre programeve me tabletë. Kërkesa jonë ka qenë që të sigurohen 3500 tabletë, afati i fundit për dorëzim ka qenë 27 shtatori 2023”, tha ai.

 Berisha thotë që po diskutohet ndërprerja kontratës me operatorin ekonomik.

“Ndërsa tani jemi në diskutime dhe tani do të shikojmë mundësitë një grup punues, Agjencia Qendrore e Prokurimit dhe organet tjera, kabineti i kryeministrit janë duke biseduar për më tutje, për ndërprerjen e kontratës dhe mundësive të tjera, gjetjes së zgjidhjes për të mbajtur procesin e regjistrimit të popullsisë”, tha ai për Front Online.