Fushata “Derë më derë” mbaroi me suksese në Maqedoninë e Veriut, vlerësoi Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka vlerësuar se ka mbaruar me sukses fushata “Derë më derë” për vaksinimin e fëmijëve dhe të moshuarve në shtëpitë e tyre, transmeton Portalb.mk. “Mbi 3,600 fëmijë janë vaksinuar në shtëpitë e tyre ose u është caktuar termin për vaksinim dhe janë shpërndarë mbi 7,500 materiale informative, në […]

Fushata “Derë më derë” mbaroi me suksese në Maqedoninë e Veriut, vlerësoi Ministria e Shëndetësisë
Vetura e ndihmës së shpejtë

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka vlerësuar se ka mbaruar me sukses fushata “Derë më derë” për vaksinimin e fëmijëve dhe të moshuarve në shtëpitë e tyre, transmeton Portalb.mk.

“Mbi 3,600 fëmijë janë vaksinuar në shtëpitë e tyre ose u është caktuar termin për vaksinim dhe janë shpërndarë mbi 7,500 materiale informative, në kuadër të fushatës së përbashkët të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, me mbështetjen e Bashkimit Evropian”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Ministria raportoi që në këtë fushatë janë realizuar vizita në 3867 shtëpi nga 30 ekipe mjekësore.

“Gjithashtu, në kuadër të kësaj fushate janë vaksinuar në shtëpitë e tyre me vaksinën e gripit sezonal edhe 2630 qytetarë mbi 65 vjeç, të cilët nuk kanë mundur të kenë qasje deri te pikat e imunizimit. Për ta është siguruar edhe një rivaksinim bivalent për Covid-19”, raportoi Ministria e Shëndetësia.