Gashi: Çështja e dinarit s’është dashur të kthehet në çështje politike

Çështja e dinarit nuk është dashur të kthehet në çështje politike. Kështu, po thotë ish-zv.guvernatori i BQK-së, Fatmir Gashi. Kurse, kur është pyetur se a duhet të tërhiqet Kosova nga ky vendim, pasi presioni i ndërkombëtareve po është i madh, Gashi, ka dhënë këtë përgjigje. “Nuk ka nevojë as me u tërhjek, as me bë […]

Gashi: Çështja e dinarit s’është dashur të kthehet në çështje politike
gashi:-ceshtja-e-dinarit-s’eshte-dashur-te-kthehet-ne-ceshtje-politike

gashi:-ceshtja-e-dinarit-s’eshte-dashur-te-kthehet-ne-ceshtje-politike


Çështja e dinarit nuk është dashur të kthehet në çështje politike.

Kështu, po thotë ish-zv.guvernatori i BQK-së, Fatmir Gashi.

Kurse, kur është pyetur se a duhet të tërhiqet Kosova nga ky vendim, pasi presioni i ndërkombëtareve po është i madh, Gashi, ka dhënë këtë përgjigje.

“Nuk ka nevojë as me u tërhjek, as me bë të madhe, ka pas nevojë me implementu ligjin. Por, ti e ke sjellë në anën politike, mos ta kishe sjellë në anën politike kjo kish vazhdu, pasi që kjo rregullore ka ekzistu edhe në vitin 2016 me përmirësimet e veta të cilat i kanë bërë .Mirëpo të hiqet dinari dhe të flitet në atë mënyrë pompoze-politike është gabim i rëndë dhe këtu është problemi, nuk është problemi a po tërhiqemi ne, nuk ka këtu me u tërhjek as mos me u tërhjek, këtu ka me u implementu ligji”, ka thënë ai.

Bislimi javën e kaluar e kritikoi të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, për vendosjen e kësaj teme në agjendë të takimeve në Bruksel, pa pajtimin paraprak të Kosovës. Sipas kryenegociatorit kosovar, Lajçak në këtë mënyrë shkeli parimet e dialogut të vendosura vet ai, sipas të cilave, asnjë temë nuk mund të vendoset në rend dite pa pajtimin paraprak të Kosovës dhe Serbisë.

Por, nga BE-ja janë përgjigjur se blloku angazhohen për të gjetur një zgjidhje për problemin, që sipas Brukselit, e ka “shkaktuar Kosova me vendimin e njëanshëm dhe pa konsultime as me partnerët, e as me komunitetin i cili ka pasoja të drejtpërdrejta nga ky vendim”.

Sipas BE-së, dialogu është forumi ku duhet të gjendet zgjidhja për të gjitha çështjet e hapura mes palëve dhe këtë e kanë thënë edhe vendet anëtare, por edhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë./Front Online/