Gashi: Vuçiq ka vetëm pretendime territoriale, nuk i intereson Asociacioni

Ish-zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim në Kosovë, Milazim Gashi, ka theksuar se Serbia nuk është e interesuar të krijojë Asociacionin, edhe pse presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, e fajëson kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për mosthemelimin e saj. “Në këtë rast, Vuçiq i ik në mënyrë klandestineje dhe viktimizon Kosovën me temat defacto dhe dejuro, Serbia […]

Gashi: Vuçiq ka vetëm pretendime territoriale, nuk i intereson Asociacioni
gashi:-vuciq-ka-vetem-pretendime-territoriale,-nuk-i-intereson-asociacioni

gashi:-vuciq-ka-vetem-pretendime-territoriale,-nuk-i-intereson-asociacioni

Ish-zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim në Kosovë, Milazim Gashi, ka theksuar se Serbia nuk është e interesuar të krijojë Asociacionin, edhe pse presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, e fajëson kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për mosthemelimin e saj.

“Në këtë rast, Vuçiq i ik në mënyrë klandestineje dhe viktimizon Kosovën me temat defacto dhe dejuro, Serbia është vetë kundër vetë Asociacionit dhe nuk është e interesuar fare te futet ne temë për themelimin”, ka thënë ai për emisionin FIVE.

Gashi ka thënë se Vuçiq ka vetëm pretendime territoriale, duke shtuar se Serbia është e shqetësuar nga kostoja financiare e krijimit të Asociacionit.

Ai ka thënë se Serbia ka një numër të konsiderueshëm të rezidentëve serbë në Kosovë, që shkon deri në 40 mijë persona, dhe kjo sipas tij, do të kërkonte një kontribut të konsiderueshëm financiar.

Sipas Gashit, kjo kosto vlerësohet të jetë rreth 1 miliardë euro, që Serbia do të duhet t’i depozitojë në llogarinë e bankës qendrore të Kosovës për të shërbyer komunitetin serb në Kosovë.

“Serbia nuk është fare e interesuar që të krijojë Asociacionin, por ka pretendime territoriale, për shkak se ne kemi rezidentë deri 40 mijë serbë në Kosovë dhe kosto financiare që Serbia duhet të japë në kuadër të një shtetit tjetër, domethënë graviton diku rreth 1 miliardë euro ku faktikisht bie në kundërshtim me 40 mijë banorë t’i deponojë 1 miliardë euro që ajo pjesë buxhetore do të kalojë përmes bankës qendrore të Kosovës dhe i orientohet te komuniteti pakicë”, ka deklaruar Gashi.

Gjithashtu, ai ka kritikuar Vuçiqin për përdorimin e taktikave të ndryshme për të evituar themelimin e Asociacionit.

Ai ka thënë se kjo është një “maskë” e Vuçiqit dhe se Serbia është vetëm kundër themelimit të Asociacionit.

“Është një maskë e Vuçiqit, i cili po tenton të ik në kudër të kësaj pike sepse është një kosto e madhe e cila komuniteti serb në Serbi  janë kundër kësaj për shkak që është ngarkesë buxhetore në 40 mijë vetë të jepen 1 miliardë euro, faktikisht kjo nuk i konvenon fare Qeverisë së Serbisë. Dhe në këtë rast, Vuçiq ka taktizuar me Qeverinë e Kosovës”, ka deklaruar Gashi në emisionin FIVE.

Gashi i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës të dalë me një propozim, të jetë transparente ndaj opinionit publik dhe të konsultohet me ekspertë për të gjetur mënyrat e mundshme për themelimin e Asociacionit.