Gjatë ditës shi, në orët e mbrëmjes edhe borë

Për sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Gjatë ditës pritet të ketë reshje të pakta shiu gjatë mëngjesit dhe ditës, ndërsa në orët e mbrëmjes pritet të arrijë fronti i ftohtë nga veriperëndimi i kontinentit dhe të ketë borë. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale […]

Gjatë ditës shi, në orët e mbrëmjes edhe borë
gjate-dites-shi,-ne-oret-e-mbremjes-edhe-bore

gjate-dites-shi,-ne-oret-e-mbremjes-edhe-bore

Për sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira.

Gjatë ditës pritet të ketë reshje të pakta shiu gjatë mëngjesit dhe ditës, ndërsa në orët e mbrëmjes pritet të arrijë fronti i ftohtë nga veriperëndimi i kontinentit dhe të ketë borë.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 16°C.

Era gjatë ditës do të fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe dhe lokalisht pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-70 km/h.

Siç njofton MeteoKosova në orët e mbrëmjes, me ardhjen e frontit të ftohtë, drejtimi i erës do të zhvendoset nga ai i veriut.