Gjatë javës së kaluar në Ferizaj u raportuan 39 aksidente, u shqiptuan mbi 1 mijë gjoba

Policia në Ferizaj, gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1153 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr 15 patentë shoferë. “Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data […]

Gjatë javës së kaluar në Ferizaj u raportuan 39 aksidente, u shqiptuan mbi 1 mijë gjoba
gjate-javes-se-kaluar-ne-ferizaj-u-raportuan-39-aksidente,-u-shqiptuan-mbi-1-mije-gjoba

gjate-javes-se-kaluar-ne-ferizaj-u-raportuan-39-aksidente,-u-shqiptuan-mbi-1-mije-gjoba

Policia në Ferizaj, gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1153 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr 15 patentë shoferë.

“Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 18-24/03/2024 ka shqiptuar 1153 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 15 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.”

Janë raportuar 39 aksidente, ku 21 persona janë lënduar.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.”