Gjendet gruaja 60-vjeçare nga Bardhoshi e raportuar e zhdukur

Është gjetur gruaja 60-vjeçe nga Bardhoshi i Prishtinës, e raportuar e zhdukur që nga dita e premte. Lajmin për gjetjen e saj e ka konfirmuar për Express djali i saj. “Po e kemi gjetë, në Besi (fshat i Prishtinës). Është gjetur nga familjarët e nënës”, tha ai. I pyetur për gjendjen shëndetësore të nënës së […]

Gjendet gruaja 60-vjeçare nga Bardhoshi e raportuar e zhdukur
gjendet-gruaja-60-vjecare-nga-bardhoshi-e-raportuar-e-zhdukur

gjendet-gruaja-60-vjecare-nga-bardhoshi-e-raportuar-e-zhdukur

Është gjetur gruaja 60-vjeçe nga Bardhoshi i Prishtinës, e raportuar e zhdukur që nga dita e premte.

Lajmin për gjetjen e saj e ka konfirmuar për Express djali i saj.

“Po e kemi gjetë, në Besi (fshat i Prishtinës). Është gjetur nga familjarët e nënës”, tha ai.

I pyetur për gjendjen shëndetësore të nënës së tij ai tha se është mirë.

“Mirë është, pak ka qenë e lodhur”, u shpreh ai.

Tutje, i njëjti tha se e kanë njoftuar edhe policinë për gjetjen e saj sepse pas zhdukjes e kishin raportuar rastin edhe në polici.