Gjendet një mjet i pashpërthyer nën një veturë në Leposaviq, tërhiqet nga policia e KFOR-i

Policia e Kosovës sot rreth orës 11:00 është njoftuar se nën një veturë në Leposaviq gjendet një mjet i dyshimtë i pashpërthyer. Lajmin për media e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se me të marrë informacionin, në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të policisë. […]

Gjendet një mjet i pashpërthyer nën një veturë në Leposaviq, tërhiqet nga policia e KFOR-i

Policia e Kosovës sot rreth orës 11:00 është njoftuar se nën një veturë në Leposaviq gjendet një mjet i dyshimtë i pashpërthyer.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se me të marrë informacionin, në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të policisë.

“Sot rreth orës 11.00 Policia ka pranuar informacion se nën një veturë në qytetin e Leposaviqit gjondet një mjet i dyshimtë i pashpërthyer. Policia ka reaguar menjëhere dhe në vendin e ngjarjes janë përgjigjur njësitë relevante policore duke përfshirë edhe Njësinë K9 dhe EOD të Policisë. Prezent ishin edhe EOD e KFORI-it Amerikan”, ka thënë Elshani.

Ai ka thënë se mjeti i pashpërthyer është tërhequr nga vendi në mënyrë të sigurt, ndërsa policia rreth orës 16:20 është larguar nga vendi i ngjarjes.

Në konsultim me Prokurorin, rasti është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe po hetohet nga policia.