Gjobë ndaj shoferit për tejkalim të pasigurt në anën e kundërt

Policia e ka gjobitur me 150 euro, dy pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit një person në Ferizaj pasi dyshohet se ka bërë tejkalim nga ana e kundërt ( djathtë ) të një automjeti tjetër para tij. “Me datën 20.03.2024 kemi pranuar një informatë ( video içizim) nga një qytetar […]

Gjobë ndaj shoferit për tejkalim të pasigurt në anën e kundërt
gjobe-ndaj-shoferit-per-tejkalim-te-pasigurt-ne-anen-e-kundert

gjobe-ndaj-shoferit-per-tejkalim-te-pasigurt-ne-anen-e-kundert

Policia e ka gjobitur me 150 euro, dy pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit një person në Ferizaj pasi dyshohet se ka bërë tejkalim nga ana e kundërt ( djathtë ) të një automjeti tjetër para tij.

“Me datën 20.03.2024 kemi pranuar një informatë ( video içizim) nga një qytetar se në rrugën magjistrale Ferizaj- Kaçanik në afërsi të udhëkryqit që të dërgon në fshatin Komogllavë, shifet se një shofer me automjetin e tij vepron në kundërshtim me rregullat e trafikut, duke bërë tejkalimin në anën e kundërt ( djathtë ) të një automjeti tjetër para tij. Policia e Komunikacionit Rrugor e ka identifikuar shoferin K.K (M/K) i moshës 50 vjeçar dhe e kanë ftuar në stacionin e policisë, ndërsa i kanë shqiptuar një gjobë për kundërvajtje 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit”, thuhet në njoftim.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit rrugor dhe të mos bëjnë tejkalime në vijë të plotë.